SHARE

Të Dua… Në një mënyrë të pashpjeguseshme, në një formë të pashpjegueshme, në një mënyrë kontradiktore...

Të Dua për gjendjet e mia shpirtërore, që janë të shumta dhe ndryshojnë vazhdimisht…për ato që ti tashmë i di, për kohën, jetën e vdekjen…

Të Dua me botën që nuk kuptoj, me njerzit që nuk kuptojnë, me mëdyshjet e shpirtit tim, me mosperputhjet e mendimeve të mia, me pashmangesin e fatit, me komplotin e dëshires, me qartësin e fakteve…

Të Dua, akoma edhe kur të them se nuk të dua, të dua, akoma edhe kur të mashtroj, nuk të mashtoj në thelbësi, kryej plane për të dashuruar më mirë…

Të Dua… pa reflektuar, me mënyre të pandergjegjeshme, pa përgjegjëshme, vetvetiu, pa vullnet, instiktivisht, impulsivisht, pa logjikë… Në të vërtet nuk kam argumnete logjike, dhe as të improvizuar, për të bazuar dashurinë që ndjej për ty… Lindi në mënyrë misterioze nga asgjë, magjikisht, nuk zgjidhi asgjë dhe mrekullisht, nga pak, më pak dhe asgjë, përmirsoj më të keqen tek unë…

Të Dua… Të dua me trupin që nuk mendon, me zemren që nuk arsyeton, me mendjen që nuk përqendrohet…

Të Dua pa shpjeguar pse të dua, pa më interesuar pse të dua, pa pyetur pse të dua…

Të Dua thjeshtë sepse të dua, unë vet nuk e di pse të dua..

 

Pablo NERUDA