SHARE

Si princesh të rrita, ashtu dua të të sillen. Këto fjalë tē mbretit tim(baba) i kujtoj shpesh. U rrita si princesh e vërtet (jo materialisht), mora kaq dashuri sa sot të gjitha nuk plotësojnë atë që më dhe ti baba.

Mësova se jeta nuk është aq e thjesht sa unë mendoja, përplasem shpesh me fjalë të tua, duke i ndeshur realisht kështu si ti i përshkrove. Shikoj si film multiplikativ femra, me buqeta lulesh ti hedhin mbeturina. Ndoshta kështu hodhën disa nga ëndrrat e tyre. Dikush ato të adoleshenncës, dikush të rinisë u sintetizuan në koshin e kohës këto ëndrra, dëshira vijnë era kalbësirë.

Ndoshta më janë dukur të çuditshme, ato që më porositje ti baba. Por të gjitha i takoj në përditëshmërinë time. Gënjeshtra që gjatë rrugës u bënë të vërteta të vërteta që u kthyen në gënjeshtra. Të vërteta që u doli boja pak e nga pak u shplanë humbën vlerën tashmë, janë gri. Pak e vërtetë është shumë në ditët tona. Jemi ne ndoshta nga të paktë ata njerëz me sinqeritet në shpirt. Dhe si radar kërkojmë ata, pak që kanë ngelur me çiltërsi dhe modesti.

Kur i mendoj këto, në subkoshiencën time prish oferten ku më servir dita e sotme, si reklamat e aromave ne TV. Dua ta jetoj si dëshiroj unë këtë ditë, nuk lë asnjë të prish ëndrrat, që vijnë aromë shiu i parë. Nuk dua të lexoj më libra historie, të cilat u shkruan në bazë interesash të dikujt, për famë dhe për të jetuar disa më mirë.

Mos më dhuroni libra historie që kanë dhunuar shpirtra, nuk i dua.. Nuk dua të vras shpirtra me to, as të vrasin timin, as ëndrrat fëmijërore, sikundër vranë tonat. Në këtë botë “moderne,, ku jetojmë, nuk ka shumë ndryshim e vërteta nga jo e vërteta. Por dua të vërtetën edhe pse shumë e pakët. Ajo është forca dhe debulesa ime, ajo më ngre në qiell, ajo më përplas në tokë. Dhe nuk e fsheh se kam frikë, se kam frikë nga tregëtia e shpirtrave.

Mund të shesim dhe të blejmë gjithçka, mund të votojmë për gjithçka, por nuk e shes as e ndërroj me thesaret e botës. 1, 2, 5, 9, 10 numra pa limit, shiti, shit ata që të duan. Unë jo!! Do të dal në dritën e vërtetë. Nuk kam frikë nga pazaret e shpirtrave, por dridhem e tmerruar nga ai. Pres të dal me pa durim pa shitur dhe blerë. Mund të kalojmë ligje të pallogjikshëm, se kështu duam “ne”, por nuk mund të votojmë të jemi njerëz.

Të gjitha këto përse? Për të parë ndoshta një ditë më të bukur, ose më mirë një ditë në Venecia që vjen era myk. Ose të jemi turist në Bali në një hotel të pistë. Përse të gjitha këto? Sepse ndoshta djajtë që kemi brenda, mbysin atë ëngjëll që lind dhe rritet me ne. Netëve që i plotëfuqishmi i krijoi për dashuri dhe ëndrra, ti ruajmë ashtu të pastra sikur na i dhuroi.

Të thurrim ëndrra për një botë të bukur dhe atë “çmendurinë,, tonë në të mirën e saj. Të paktën nuk shdashuroj por dashuroj, gjithçka është për mirësinë e kësaj bote. ..

Dua të sillem dhe të më sillen si princesh, ashtu si më rrite ti baba. .. Të dua bota ime. ..

Autore: Silva Dhori Xhelaj