SHARE

“Ata që janë pushtet kurrë nuk guxojnë të jenë të pabrengosur; njëherë kur gabojnë, e gjithë bota i mohon. Për këtë arsye (sundimtari apo pushtetari) së pari duhet ta mbikëqyrë karakterin e vet.

Nëse ka karakter, do ta ketë popullin pas vetes; nëse e ka popullin pas, do ta ketë pushtetin mbi vendin; nëse e ka pushtetin mbi vendin, atëherë do të ketë pasuri; nëse ka pasuri, mund të bëj që shumë gjëra të mira të bëhen. Në këtë mënyrë karakteri është themel, derisa pasuria është pasojë.

Nëse pushtetari i anashkalon themelet dhe vetëm synon kah sukseset e jashtme, do ta çojë popullin në plaçkitje të ndërsjellë. Për këtë arsye, kur pushtetari grumbullon pasuri personale, e humbë popullin e vet, e kur e humbë pasurinë personale, atëherë e ka popullin pas.

Për këtë arsye, nëse njeriu në fjalimin e tij është dinak dhe gënjeshtar, do të fitojë përgjigje dinake dhe të rreme, nëse deri tek pasuria ka ardhur rrugëve të këqija, rrugëve të këqija edhe do të tretet.

A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty, e pasi e merr, është plotë me brenga për të mos e humbur, e nëse fillon të brengoset për të mos e humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë.”

Confucious