SHARE

“Nëse e giciloni krenarinë e popullit, ju mund të bëni me të çfarë të doni. Romakët e kanë sunduar popullin me Panem et circenses -(bukë dhe cirk) edhe sundimtarët tonë duhet vetëm të na sigurojnë cirkun katërvjeçar, e ne vetë do ta sigurojmë bukën dhe pagesën e tatimit.

Sakaq na mbetet të konsiderojmë atë që thotë Will Durant, sipas të cilit: Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i përfituesve. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit.

Nëse janë antarë të cilësdo parti, apo kanë shokë në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të jenë të arrestuar pas një krimi të bërë, dhe se, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, e nëse edhe gjykohen, nuk do ta vuajnë denimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, e po nëse edhe nuk do të kenë falje denimi, do t’ju lejohet të ikin.

Nëse dikush prej tyre vritet derisa e krynë zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjestari të shtresës së lartë, dhe do t’i ngritet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë!”

– Montesquieu