SHARE

Në realitet ajo që ndodhi është që ne befas ndaluam.Në të
majtën tonë ishte varri i Shën Muhamed Khanit, ministrit të
Financave të sundimtarit të parë të Suatit, i gjithi i mbuluar
me bar, dhe në të djathtën tonë një fabrikë ushqimore. Duhet
të kemi qenë më pak se 200 metra larg nga postoblloku.
Nuk mund të shihnin se c’kishte përpara, por një burrë i ri
me rroba me ngjyrë të celët kishte qëndruar në mes të rrugës
dhe ia kishte bërë me dorë furgonit që të ndalonte.

“A është ky autobusi i shkollës Kushal?”,  pyeti ai shoferin
tonë, Bha Xhan mendoi se kjo ishte një pyetje idiote meqenëse
emri ishte i shkruar në anë, “Po, tha ai.
“Kam nevojë për informacione për disa nga fëmijët” tha
burri.
“Drejtohu në zyrë”,  tha Usman Bhai Xhan.
Teksa ai po fliste, një burrë tjetër i ri veshur me të bardha
iu afrua pjesës së pasme të furgonit. “Shiko, është një nga këta
gazetarët që ka ardhur të kërkojë një intervistë”, tha Moniba.
Qëkurse kisha filluar te flisja në evenimente te ndryshme me
babin tim, duke bërë fushatë për arsimimin e vajzave dhe
kundër atyre si puna e talibanëve që duan të na fshehin, gazetarët
vinin shpesh, madje edhe të huaj, megjithëse jo në këtë mënyrë,
në rrugë.

Burri mbante në kokë një kësulë me majë dhe kishte mbuluar
gojën dhe hundën me shami si të ishte me grip. Ai dukej
si një student kolegji. Pastaj ai e ndriti veten nga dera e pasme
dhe u anua pikërisht mbi kokat tona.
“Kush ështe Malala”, kërkonte të dinte ai.
Askush nuk foli, por disa nga vajzat panë nga unë. Unë
isha e vetmja vajzë që nuk e kishte fytyrën të mbuluar.
Në atë moment ai ngriti një pistoletë të zezë. Më vonë
mësova se ishte një Colt45. Disa nga vajzat klithën. Moniba
më tha më vonë se unë shtrëngova fort dorën e saj.
Shoqet e mia thonë se ai shtiu tre plumba, njërin pas tjetrit.
Plumbi i parë kaloi nëpër zgavrën e syrit tim të majt dhe doli
nga poshtë shpatullës së majtë. Unë rashë përpara mbi Monibën,
duke më dalë gjak nga veshi i majtë, kështu që dy plumbat
e tjerë goditën vajzat ngjitur me mua. Një plumb goditi
dorën e majtë të Shazias. Plumbi i tretë kaloi përmes shpatullës
së saj të majt dhe hyri në pjesën e sipërme të krahut të djathtë
të Kainat Riazit.

Shoqet e mia më thanë se dora e banditit po dridhej teksa qëllonte.
Në kohën që arritëm në spital, flokët e mi të gjatë dhe prehëri
i Monibës ishin plot gjak.
Kush është Malala? Unë jam Malala dhe kjo është historia ime.

Malala Yousafzai