SHARE

“Niçe besonte se zilia zë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë. Megjithatë, përgjithësisht na mësojnë që të ndihemi të turpëruar për ndjenjat tona të lakmisë. Duken sikur janë një tregues i së ligës. Kështu që, shpesh ua fshehim këtë vetvetes dhe të tjerëve, aq shumë sa ka njerëz që ndonjëherë thonë, me sinqeritet të plotë, se nuk kanë zili askënd.

Kjo është logjikisht e pamundur, këmbëngulte Niçe, sidomos nëse jetojmë në botën moderne. Në sytë e Niçe, demokracia e masave dhe fundi i epokës së vjetër feudalo-aristokratike, kishte krijuar një terren të përsosur pjellor për ndjenjat e lakmisë. Kjo për arsye se tashmë të gjithë ndiheshin të nxitur nga nevoja e të qenit si të barabartë me gjithë të tjerët, pavarësisht mundësive.

Në kohët feudale, askush nuk do të kish guxuar të ndiente zili për princin. Por tani, të gjithë ngasin të krahasojnë vetveten me gjithkënd tjetër dhe si pasojë, nuk je i mbrojtur nga kërcënimi ndaj një përzierje të paqëndrueshme ambicieje dhe pamjaftueshmërie.

Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar me zilinë, thoshte filozofi. Ajo që ka rëndësi është mënyra si e administrojmë atë. Madhështia vjen prej aftësisë sonë për të mësuar prej krizave të zilisë. Niçe mendonte për zilinë si një shenjë konfuze, por e rëndësishme, që vjen prej thellësisë së vetvetes sonë, në lidhje me atë që duam.

Çdo gjë që na shkakton zili është një fragment i potencialit tonë të vërtetë, të cilin ne “e mohojmë” për riskun tonë. Ne duhet të mësojmë ta studiojmë në mënyrë metodike zilinë tonë, duke mbajtur një ditar të momenteve kur e ndiejmë, dhe më pas të këqyrim me kujdes episodet, për të ndërtuar një vetvete më të mirë për të ardhmen.

Zilia të cilën nuk e pranojmë dhe nuk e marrim nën kontroll, do të përfundojë duke lëshuar atë që Niçe e quante “aromë sulfuri”. Hidhësia është zili që nuk e kupton vetveten. Nuk është se Niçe mendonte që ne gjithmonë përfundojmë duke marrë atë që duam, këtë ia kishte mësuar mirë vetë jeta e tij. Ai thjeshtë këmbëngulte se duhet të bëhemi të vetëdijshëm për potencialin tonë të vërtetë, të luftojmë heroikisht për ta nderuar atë dhe vetëm pas kësaj të vajtojmë për dështimin me një ndershmëri dinjitoze./

(Albertvataj)