SHARE

Nuk e  di por me sytë e mbyllur,ëndërrova sikur bota është si një vazo porcelani,që po u thye nuk ngjitet.Por edhe nëse e ngjit, shenjat do të mbeten.

Piva një gllênnjkë kafe në vagonin që tronditet nga shpejtësia. Dua të freskohem pak nga lodhja ,ose jo ndoshta mund të hyj në parukerinë e parë. Të presë disa gishta flokësh të e lodhur nga dielli dhe kripa e detit..

Këto i thoshte një mëndje imja,tjetra qeshte dhe thoshte:

-O goce ç’tê të presësh flokët? Shiko të freskosh sytë e lodhur??

Dhe vazhdon meditimi midis dy qënieve të mia, të asaj të mirës dhe jo të mirës.

-Pse qesh? Dua të freskohem thash?

Dua të jem  pak nga unë, nga vetvetja. Të jem unë dhe vetëm unë, para pasqyrës ti flas pak,ta përqafoj, ta kritikoj…

-Kush je ti vallë që jep vetes kaq rëndësi? Je njeri që si të gjithë e quan veten perëndi ose gjysëm perëndi??

Ti rrëzohesh nga brengat, ngrihesh fluturon nga gëzimet..

Atëherë je thjesht njeri..

Ke dobësitë dhe forcat e tua është e vërtetë jeton, ëndërron, hidhërohesh, gëzohesh rikthehesh vetëdijeshëm gabimeve të përsëritura. Ose nuk je ndêrgjegjësuar akoma..

Të gjitha shfaqen dhe kalojnë si figura,

– Mos fol, mos qesh me zë, mos përqafo,

mos dashuro..

Një botë e pa botë, njerëz me shumë zemra, por bosh, njerëz pa zemra, njerêz më shumë sy, njerëz të pa sy..njerëz me fytyra të pafytyra..

Kujtohem,dhe them..

Jo nuk do lyej flokët të freskohem, por do t’ju jap dritë syve dhe ju përshëndes tė gjithëve…

Sepse është e kot të them u lodha, sepse askush nuk dëgjon të them..

– Jam e fortë duroj, rrëzohem por ngrihem me forcat e mia. Sepse edhe atje ku ndoshta dikë e ke ndihmuar me shpirt, mendon se e ndihmon për interes…

Dhe i them vetes,:

– Vazhdo nuk ta kam frikën, nuk të trëmbem ty, mundesh vetëm…nuk u trëmbe ndonjëherë …

Të dua …

Këto i them vetes sime…

Mendime në vagonin e një treni që udhëton në mesditë …

Autore: Silvana Dhori Xhelaj