SHARE

“Ekziston një dëshirë e thellë tek secili për të bërë vetëvrasje për një arsye fare të thjeshtë: jeta u duket të jetë e pakuptimtë. Njerëzit e vazhdojnë jetën jo sepse e duan atë. Ata e vazhdojnë jetën sepse kanë frikë të bëjnë vetëvrasje.

Është një dëshirë gjithashtu; në disa mënyra ata edhe bëjnë vetëvrasje. Murgjit dhe murgeshat kanë bërë vetëvrasje psikologjike, ata kanë hequr dorë nga jeta.

Këta njerëz vetëvrasës e kanë dominuar për shekujsh njerëzimin. Ata e kanë dënuar çdo gjë që është e bukur. Ata e kanë çmuar imagjinaren dhe e kanë dënuar atë që është e vërtetë; e vërteta është e zakonshme, imagjinarja është e shenjtë.

E gjithë përpjekja ime këtu është të ju ndihmojë ta shihni se e vërteta është e shenjtë, se kjo botë është e shenjtë, se kjo jetë është hyjnore. Por mënyra për ti parë këto është që fillimisht të kërkoni përbrenda. Përderisa nuk filloni ta ndjeni burimin e dritës përbrenda vetes, ju nuk do të jeni në gjendje që atë dritë ta shihni diku tjetër.

Fillimisht duhet të provohet përbrenda qënies tënde, e pastaj ajo do të gjendet gjithkund tjetër, e atëherë e gjithë ekzistenca mbushet aq shumë me dritë, aq shumë me kënaqësi, me kuptim dhe poezi, sa që në secilin moment njeriu ndihet falënderues për gjithë ato të mira që i janë dhënë.

Sannyas është thjeshtë një vendim për tu kthyer përbrenda, për të shikuar përbrenda. Gjëja më primare është ta gjesh qendrën tënde. Kur njëherë ajo të gjindet, kur njëherë të qendërzoheni, kur njëherë të laheni në dritën tuaj, ju pastaj do të keni tjetër pamje, tjetër përspektivë dhe e gjithë jeta bëhet e artë. Madje edhe puhuri është i artë.

Atëherë jeta është aq e pasur dhe me bollëk sa që njeriu ndjen mirënjohje të pakufishme ndaj ekzistencës. Mirënjohja bëhet lutje. Para kësaj, asnjë lutje nuk është e vërtetë.”

Osho