SHARE

Të luftosh me depresionin është një luftë e vërtetë dhe e ashpër, me të cilën jo shumë veta ia dalin të triumfojnë. Gjithsesi, ti do të mund t’ia dalësh, nëse i merr parasysh këshillat që ne do të të japim më poshtë…

  1. Nuk është zgjidhja e duhur urrejtja e vetes

Nëse ka diçka që depresioni e arrin më së miri, është nxitja për të urryer veten. Një person arrin deri aty, saqë mendon çdo gjë të keqe për veten dhe mendon se asgjë nga ato që ka arritur, nuk e ka arritur me meritë. Duhet të kuptosh se ti vlen dhe duhet ta duash përditë veten tënde. Mos u ndal asnjëherë duke menduar sukseset e tua si gjërat që ti i ke arritur me mund dhe sakrifica.

  1. Progresi është më i mirë se perfeksioni

Si qenie njerëzore që jemi, ne kërkojmë vazhdimisht më të mirën nga vetja, saqë ndonjëherë nuk e kuptojmë se jemi duke i bërë keq vetes sonë. Një person në depresion, është akoma më i ashpër me veten për të arritur perfeksionin. Nëse je një person i tillë, duhet të kuptosh se progresi është më i rëndësishëm se perfeksioni. Fillo të vlerësosh çdo hap që ke bërë përpara dhe mos u trego aq i ashpër me veten për të arritur më të mirën. Ajo gjë do të vijë me kohën.

  1. Kujtohu se edhe ti meriton dashuri

Siç e cituam edhe më sipër, një person në depresion mendon se nuk vlen dhe ka një vetëvlerësim tepër të ulët për veten, aq sa arrin të mendojë se nuk meriton as dashuri nga të tjerët. Kuptoje se ti meriton më të mirën dhe si çdo person tjetër, edhe ti ke nevojë për dashuri dhe e meriton dashurinë nga gjithë personat që do dhe ia fal një ndjenjë të tillë. Mos e mendo asnjëherë të kundërtën.

  1. Çdokush e krahason veten me të tjerët

Jetojmë në një shoqëri ku vija që ndan adhurimin nga zilia është tepër e hollë dhe nuk është mirë t’i ngatërrosh këto dy ndjesi. Një person i gjendur nën depresion dhe në kërkim të vazhdueshëm të perfeksionit nga vetja, shpesh mund të kalojë në xhelozi të sëmura për të tjerët dhe kjo gjë nuk është normale. Krahasoje veten me të tjerët, por përpiqu të bësh më të mirën tënde për t’u përmirësuar. S’ke pse e sheh suksesin e dikujt si një garë, të cilën ti duhet ta fitosh për ta parakaluar atë person.

  1. Ti ke plot aspekte që të tjerët mund t’i pëlqejnë tek ty, se sa që mund të mos i pëlqejnë

Shikoje veten në pasqyrë dhe hiq dorë nga mendimet negative që ke për veten. Shiko çdo tipar të bukur që të është falur. Mendo për çdo gjë të bukur, për çdo kompliment dhe urim që të tjerët të kanë bërë me gjithë zemër. Ato fjalë nuk mund të jenë të gjitha jo të sinqerta.

Ka edhe nga ato komplimente dhe urime që ti i ke marrë në mënyrë të sinqertë, sepse ti vlen dhe ke mijëra arsye se pse duhet ta duash veten dhe kurrsesi të mos mendosh keq për veten tënde.