SHARE

Shi!

Edhe sot shi.

Sa e dëgjova në radion e makinës, madje me pluhur. Edhe dje shi,..

Mos ndoshta koha e shikon gjëndjen time dhe shkon me mua??

Zbres nga makina me çadër në dorë….

Shi…

Prapë shi…

Dielli ku humbi shkëlqimin e tij??

Apo mos ndoshta është diku tjetër ku kanë nevojë më tepër??

Ke ndjerë ndonjëherë të jesh letërkalkë e tejdukshme???

Ashtu je ti..

Unë shikoj tek ty atë që ti vetë, por edhe askush tjetër nuk mund të shikoj..

Shiu bie, dhe loti yt shket.. Askush nuk shikon lotin tënd, por ti ndjen shijen e tij nē buzët e tua…

Dhe ti mendon :

-Loti është i kripur  i njëjti në shije, pordiferenca është si rrjedh??

Është lotë gëzimi apo dhimbje??

Vish fustanin e bardhë të pafajësisë vogëlushe dhe harroje dhimbjen, buzëqesh.

Sepse dashuritë e mëdha kanë nevojë për zemër dhe shpirt të madh..

Nuk mund të hyjnë atje në ngushticat e vogla, të shpirtrave pa jetë..

Dhe atje kopracia e tyre është pa limit….

Mos u lag vogëlushe nën shiun e kripur nuk ka vlerë ….

Sepse dashuritë e mëdha, zgjedhin ata që u përshtaten….

Miredita!!!

O njerëz !!

Retë e bardha fluturojnë përsëri në qiellin gri..

Tani veshën fustanin tënd vogëlushe, tē bardhë, të pafajësisë …!!!

Silvana Dhori Xhelaj