SHARE

Eh!

Mesa duket nuk u zgjova me qejf te madh sot. .

Vapa e madhe dhe une ne autostrade me dritaret e makines hapur. .Por vetem fresk qe nuk sillnin veç diellit qē përvëlonte si diku në Saharë. .Prisja ndonjë hije peme ose pallati në semafor, si eremiti një oazē. ..

Shënjat e jastëkut I kam akoma në faqe ,

flokët nga dje akoma pa krehur. ..

Nuk mund të postoj ndonjë foto (të bukur),

trëmbem për ju,se do tmerroheni nga kjo pamje. .

E keqja me mua ēshtë, se nuk kam dhe ndonjë telefon të prokopis ..Është pa filtra të më rregulloj sado pak.Kështu e anullova se kam frikë mos nuk më bëni “like,,por vetëm dislike. .

Dhe lodhja pasqyrohet në sytë e mi..

Ah !

Edhe një rrudhë. Nuk I trembem e pres. .

Nuk është e thënë të jemi gjithmonë të rinjë, të bukur. .

E rëndësishme është të kemi mendime të bukura. .

Ndoshta ndonjëherë nuk gjej as postimet tuaja interesante dhe më vjen për të qeshur me ndonjë postim. ..

Shikoj like që bëjnë miqtë e mi, pa lidhje ose ndonjë zemër që shtypin kot. .

Qesh. …

Sot nuk jam e bukur e di. ..

Nuk dua like ,kam pak dhimbje koke qē më shton monotoninë. ..

Rrathët e zinjë poshtë syve i anashkaloj, një rutinë e lodhjes së përditëshme. ..

Nuk e di. .

Por unē dua të jem unē. .

Me këta flokë të shpupuritur me këtë shenjën e jastëkut në faqe. Të shkruaj atë që ndjej, ta postoj. .

Jo foto diku në një breg deti, ,me një gotë vere. .

Sepse e rëndësishme nuk është të postojmë foto tē filtruara me” buzëqeshje,,

diku në paradises në zhurmën e dallgëve. .

E rëndësishme është ajo që fshehim mbas asaj…

Silvana Dhori Xhelaj