SHARE

“Të dashur ziliqarë, çdo gjë që ju thoni ose bëni, nuk meriton asnjë minutë nga koha ime”.

“Femrat duan meshkujt e sinqertë. Unë i urrej meshkujt që mendojnë se mund të bëjnë për vete çdo femër”.

“Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”.

“Bukuria e vërtetë qëndron tek të treguarit se kush je dhe tek të besuarit tek vetja. Njerëzit e lumtur i dinë synimet e tyre, kanë guxim për të luftuar për to dhe fuqi për të vazhduar përpara”.

“Ndonjëherë ti ke nevojë të dalësh nga shtëpia, të marrësh pak ajër të pastër dhe t’i kujtosh vetes se kush je dhe kush do të bëhesh”.

“Shpesh ndodh të zhgënjehesh, sepse humbet një diamant ndërkohë që gjithë kohës ke qenë duke kërkuar për gurë”.

“Mos i lejo njerëzit negativë të zënë hapësirë në mendjen tënde. Mbaji ata sa më larg të jetë e mundur”.

“Nuk ka rëndësi se sa shumë shqetësohesh për dikë, thjesht ndonjëherë mes të dyve nuk është e shkruar të ndodhë gjë”.

“Njihe veten dhe mbaji personat e dashur për ty sa më afër. Mbaji miqtë dhe kolegët sa më pranë vetes”.

“Qëndro lakuriq përpara një pasqyre dhe thuaji vetes: “Jam tepër seksi”. Çdo gjë fillon nga këtu”.