SHARE

A ju pëlqen të qëndroni vetëm? Nuk e pëlqeni shumë muhabetin? Keni prirje të jeni intuitivë, i ndjeshëm dhe kreativ? Nëse përgjigja e juaj ndaj këtyre pyetjeve është Po, atëherë me shumë gjasë jeni person introvert, personi që e pëlqeni vetminë.

Dhe përderisa mund të mendoni se kjo është gjë e keqe në një botë e cila e vlerëson zhurmën, e vërteta është që shkathtësitë dhe veçoritë e tua duhet të jenë shumë të vlerësuara. Por përse?

Sepse ne kemi nevojë për njerëz që mendojn thellë dhe në mënyrë kreative. Pa këta persona, progresi do të jetë vështirë i arritshëm, ndërsa ndjeshmëria dhe dhembshuria në masë të madhe nuk do të ekzistonin.

Prandaj, për të ju mbushur me gëzim, po ju paraqesim një përshkrim për introvertin nga Susan Cain, autore e librit “Fuqia e introvertëve në një botë që nuk pushon së foluri”

“Ata që janë shumë të ndjeshëm dhe vetmitarë kanë prirje të jenë filozofik ose spiritual më shumë se sa materialist ose të dhënë pas kënaqësive personale. Ata nuk e pëlqejn shumë bisedimin. Shpeshherë ata e përshkruajnë veten si intuitivë ose kreativë. Ata ëndërrojnë gjallërisht, dhe këto ëndërra mund t’i risjellin prap ditën tjetër. Ata e duan natyrën, muzikën, artin dhe bukurinë fizike.

Ndonjëherë ata ndjejnë emocione jashtëzakonisht të forta dhe ndjesi akute gëzimi, por gjithashtu ndjejnë edhe pikëllim, melankoli dhe frikë.

Njerëzit me ndjeshmëri të lartë gjithashtu i përpunojnë informacionet rreth ambientit përreth – atij fizik dhe emocional – jashtëzakonisht thellë. Ata tentojnë ti vënë re hollësitë të cilat të tjerët nuk i vënë re”.