SHARE

Ne e kemi dëgjuar shumë herë që të jesh i rrethuar me njerëz e shton lumturinë tonë. Miqësia dhe shoqërimi i shpesht është diçka të cilën shumica prej nesh e vlerësojnë si diçka shumë të rëndësishme në jetë.

Momentet tona më të lumtura shpesh janë me njerëzit të cilët i duam dhe ju besojm. Kjo ka kuptim nëse ka një lidhje reciproke mes lumturisë dhe shoqërimit.

Sidoqoftë, studimet e fundit kanë treguar se ky fakt mund të mos jetë fare i vërtetë. Në fakt, është vetëm një studim që sygjeron se këto lidhje janë të vërteta, që miqësia e ushqen kënaqësinë tonë psikologjike – mirëpo ne nuk e dijm pse ose si, përderisa nuk ekzistojnë arsyetime shkencore prapa kësaj.

Teoria “Savannah” për lumturinë

Studiuesit nga Universiteti për Menaxhment i Singaporit bashkë “London School of Econimics” kanë bërë hulumtime tërësore për atë që ata e quajnë “Teoria Savannah” e lumturisë. Kjo teori, e cila lidhet me kohën dhe mënyrën e jetesës së paraardhësve tanë në Savannah, vështron brenda nevojave psikologjike të një personi.

Ky studim në veçanti kërkoi për lidhje reciproke mes zonave rurale dhe urbane dhe përbushjes jetësore të popullatës. Të gjeturat sygjeruan se njerëzit që jetojnë në popullsi të dendur që nënkupton qytetet e mëdha dhe mjediset me ritme të shpejta, ndjeheshin më pak të lumtur se sa homologët e tyre në zonat më pak të populluara.

Kjo na dërgon prapa tek “Teoria Savannah” e cila thotë se njerëzit në mënyrë të natyrshme ndihen të shqetësuar kur janë në “pako” të mëdha, me trurin i cili është në gjendje të ndihet rehat deri në 150 njerëz. Pasi të tejkalohet mbi 200 njerëz, është shumë më e arsyeshme të ndahen grupet në dy, në mënyrë që të ketë funksionim me efektiv dhe bashkëpunim.

Njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur qëndrojnë vetëm

Në anën tjetër, studiuesit duke shikuar tek grupet e njerëzve me inteligjencë të lartë, kanë zbuluar se socializimi i tepërt me miq duket se u ka dhënë atyre më pak kënaqësi jetësore – ata ndihen shumë më të lumtur kur e shpenzojnë kohën të vetëm. Ndoshta kjo ndodh për shkak se ndërveprimet shoqërore i dekoncetrojnë ata nga synimet e tyre jetësore.

Është e vështirë të thuhet se cila është e vërtetë dhe cila e gabuar, përderisa të gjithë ne kemi nevoja të ndryshme dhe gjithashtu edhe opinione të ndryshme mbi atë se çka na bënë të lumtur. Ekzistojnë shumë teori kontradiktore mbi studimin e lumturisë dhe në të vërtetë nuk ekzistonë ndonjë rregullë për të.

Ky artikull është marrë nga “Ideapod”
Përktheu: Shkumbin Nebihu