SHARE

“Ndjenjat janë vetëm vizitorë, lëri të vijn e të shkojnë.”

“Dorëzimi nuk është dobësi por është forcë. Nevojitet forcë tepër e madhe për t’ia dorëzuar jetën supremes – shpalosjes kozmike.”

“Lëre të jetë çfarëdo që dëshironë të jetë. Hiq dorë nga tentimi për të manipuluar. Kjo është liria.”

“Çkado që vjen mos e largo. Çkado që ikën mos u brengos.”

“Duhesh të vdesësh si farë nëse dëshiron të jetosh si Lis.”

“Nëse e bënë shumë të rëndësishëm shoqërimin me dikë atëherë kurrë nuk do ta zbulosh veten tënde të vërtetë. Marrdhëniet që nuk janë të bazuara në besim, kurrë nuk janë krejtësisht të sigurta dhe rrallëherë janë të qëndrueshme. Të gjesh kohë për ta zbuluar veten është mënyra më e mirë për ta shpenzuar kohën. Njeriu nuk duhet të kërkoj jashte mase partnerë ose miq, njeriu duhet të kërkoj ta njoh veten. Përderisa filloni të zgjoheni ndaj së vërtetës, do të filloni ta vëreni se sa bukur rrjedh jeta. Jeta i mbështet nevojat fizike, mentale, emocionale dhe shpirtërore të atij që është i hapur ndaj zbulimit të vetes. Besimi u’a hap syt për ta njohur këtë. Dorëzimi ju lejon të bashkoheni me qënien tuaj të përjetshme.”

“Unë s’kam nevojë fare të jem diçka. Madje s’kam nevojë as të jem vetja, sepse nuk ekziston diçka e tillë si të mos jesh vetja. Unë pashmangshmërisht jam vetja.”

“Nëse synoni të jeni vetëm trup dhe mendje, ju do të vdisni! Kur e kuptoni veten si një vetëdije, atëherë frika nga vdekja nuk ju shqetëson më.”

“Shkel në zjarrin e zbulimit të vetes. Ky zjarr nuk do të ju djeg juve, por vetëm atë që ju nuk jeni.”

“Ndjenjat, vetëvetiu, nuk krijojnë probleme, por më tepër është tendeca për ti analizuar dhe interpretuar ato. Atëherë kur nga forca e zakonit ju i besoni ato interpretime, kjo është koha kur vuajtja fillon.”

Mooji