SHARE

“Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjeshtë të kërkosh dhe të gjesh të gjithë pengesat brenda vetes tënde, që ti ke ndërtuar kundër saj” – Rumi

“Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

“Premtimi më i bukur që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit është: “Do të takohemi nesër sërish”. – Anonim

“Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim”. – Isabel Allende

“E ndieja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me të”. – Charles Bukowski

“Unë mundohem ti dua të tjerët , por është e vështirë , sepse shumica e njerëzve nuk janë mësuar me të mirën . Kështu që , meqë nuk dinë ta japin , nuk dinë as ta marrin”. – Anonim

“Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria”. – J. Vishnjevski

“Të gjithë thonë se dashuria dhemb, por kjo nuk është e vërtetë. Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje duke na bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që nuk dhemb”. – Meša Selimović

“Të dashurohesh thellësisht prej dikujt të jep forcë, të dashurosh dikë thellësisht të jep guxim”. – Lao Tzu

“Dashuria është miqësi që merr flakë. Është të kuptuarit pa fjalë, besim i përbashkët, të ndarit, të falurit. Është premtim, në të mirë dhe në të keq. Ajo nuk mjaftohet përveç se me përsosmërinë duke përfshirë brenda dobësinë njerëzore”. – Ann Landers