SHARE

Është e vërtetë. Filozofët edhe mistikët kanë shekuj që flasin për atë se pse njeriu ka nevojë për tre lloje të ndryshme të dashurisë. Secila prej tyre shërben për një qëllim të caktuar dhe nuk ka asnjë garancë se ne të gjithë do të arrijmë deri tek e treta.

Por, jam i sigurt se tani jeni duke menduar në vete: “Çfarë janë këto tre lloje të dashurisë?”

Epo, e para është ajo që fillon në moshën e re. Quhet “dashuria ideale”. Është pak a shumë sikur në përralla. Ne besojm se jemi duke e bërë atë për rrethin dhe familjen tonë.

E dini, ju e gjeni dikë që është “thjesht i duhuri”. Çdokush do të ju xhelozoj nëpër festa sepse ju jeni “qifti ideal”.

Problemi kryesorë më këtë lloj dashurie?

Problemi është se ajo mbështetet krejtësisht në atë se si të tjerët ju shohin dhe jo në atë se si ndjeheni ju në të vërtetë.

Lloji i dytë i dashurisë është ajo që quhet “dashuria e vështirë”. Kjo është koha kur ne gërmojm thellë brenda seksualitetit dhe dëshirave tona dhe fillojmë t’i kërkojmë përgjigjet e pyetjes: “Kush jam unë?”

Ndonjëherë do të mendoni se ju të dy jeni të destinuar për të qenë bashkë përgjithmonë. Herën tjetër do të dëshironit që të hani kokën e njëri – tjetrit.

Është pasionante, është e gabuar dhe është zemërthyese. Ju mund të ndaheni, të pajtoheni prap dhe përsëri të ndaheni. Dhe sa herë ta bëni këtë do ta kuptoni më shumë e më shumë se thjesht kjo nuk është e thënë të bëhet.

Lajmi i mirë? Keni mësuar tepër shumë rreth asaj se kush jeni dhe çfarë dëshironi në jetë.

LLoji i tretë i dashurisë del në pah nga askundi. Kur e takoni këtë person, është ai tip për të cilin nuk keni menduar kurrë se do të përfudoni me një të tillë.

Ndoshta ju nuk jeni duke kërkuar për një lidhje, ose mund të mendoni se personalitetet e juaja do të përplasen, por kur lidhje ndizet, ajo do të ngritet si një goditje rrufeje për të cilën asnjëri prej jush s’keni qenë të përgatitur.

Kur filloni të dilni thjesht përshtateni. Ju e komplimentoni forcën dhe dobësinë e njëri – tjetrit dhe ndjeheni sikur e keni përqafuar botën.

Thjesht e ndjeni që është e drejtë. Dhe ashtu edhe duhet të jetë. Ju keni kaluar nëpër vështirësi, ndarje të këqia dhe njerëzit vetëm kanë tentuar të përfitojnë nga ju.

Por tani, ju e njihni veten më mirë se çdo herë dhe më e rëndësishmja, thellë brenda shpirtit tënd e dini se pjesën tjetër të jetës dëshironi ta kaloni më këtë përson të veçantë.

Të gjitha këto lloje të dashurisë i kanë arsyet e veta dhe mësimet që i merrni përmes secilës fazë thjeshtë ju ndihmojnë të rriteni.

 

(Autor i këtij shkrimi është Lachlan Brown nga Idepod. Në shqip e përktheu dhe përshtati Shkumbin Nebihu)