SHARE

“Gjej brenda vetes një vend që të fal lumturi dhe ajo lumturi “do ta djegë” dhimbjen…”.

“Dhimbja që ndjen sot, dije se do të jetë fuqia që do të ndjesh nesër”.

“Dhimbja i ndryshon njerëzit, i bën ata të besojnë më pak, të mendojnë më shumë dhe t’i largojnë njerëzit nga jeta e tyre”.

“Dhimbja më e rëndë është të qeshësh, vetëm për të ndaluar rënien e lotëve”.

“Dhimbja e mendjes është shumë herë më e rëndë se dhimbja e trupit”.

“Koha nuk shëron asgjë, thjesht na mëson neve se si të jetojmë me dhimbjen”.

“Nuk ke për ta njohur kurrë dhimbjen me fytyrën e saj të vërtetë, deri në momentin që do ta shohësh veten me lotë në pasqyrë, duke iu lutur vetes të mbahesh dhe të tregohesh forcë. Kjo është dhimbja e vërtetë”.

“Dhimbja është të vdesësh ngadalë përbrenda dhe të jesh tepër i dobët për të folur për këtë gjë, kështu që zgjedh të heshtës dhe të buash në heshtje, i vetëm”.

“Të pretendosh sikur je i lumtur, kur je duke ndjerë dhimbje, është thjesht një shembull se sa i fortë je ti si person”.

“Çdo zemër përjeton dhimbje të ndryshme, thjesht mënyra se si i shpreh ato është e ndryshme. Disa e fshehin dhimbjen në lotët e tyre, ndërsa disa të tjerë në buzëqeshjen e tyre”.

“Gjëja më e rëndë është se, njerëzit që janë duke përjetuar më tepër dhimbje, janë ata që përpiqen më tepër t’i bëjnë të tjerët të qeshin”.

“Dështimet të japin fuqi, ndërsa dhimbjet të japin motivim”.

“Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh, të parat që të lëndojnë, dhe të dytat që të ndryshojnë…”.