SHARE

Për shumë njerëz sot prania jote është virus, sëmundje, epidemi që dita-ditës zmadhohet në përmasa relativisht gjigande.

Çfarë dua të them?

Edhe unë jam një pikë në oqean, që për disa shumëzohesh, të heqin pa argumente, ngrihesh në pozita në disa raste për më të keqen, jep, dhuron deri në shuarjen e pikës së fundit të ndjenjave, duke marrë “diçka”, që pjesërisht kënaqen me asgjë…

Kuptova që këtë botë nuk e shohim siç e duam ne, por më keq, ashtu siç e bëjmë ne.

Idiotësira pa karar, injorancë me shije.

Epo, nëse prisni të më ftoni, jam i zënë me gjëra primitive.

Kalova shumë, përjetova shumë, i pashë, i preka dhe prapë harrova shumë.

Kur e mendon sa shumë…më shumë seç e di ti fjalën ‘shumë’.

Pse kjo kështu ?

Pse kështu këtu?

Sepse këtu ndjenjat shiten kështu!

Sepse kështu s’e kupton pse s’duhet të jesh këtu!

-Harroje! -i tha.

E dëgjova pranë një kafeneje, që më shtyu ta ndiqja ç’do ndodhte.

-Kështu të bëri Zoti ty e kështu mua.

Jam pjesëtar i globit, ndoshta i pavlerë, ndoshta me një çmim fukarec, por jo i asaj turme që po ndjek! -ia mbylli gojën.

Edhe unë këtu e gjej veten.

Këtu vetja zuri vend.

Bashkë me mua, unë dhe vetja u larguam me dëshira të ngelura të varura në pllakën e mermerit, brenda emrit që shkruhet për herë të fundit.

Sa keq që emrin ma dinë, por në tjetër gradë ma ndryshuan.

Jam thjesht një i moshuar, që serioziteti i është adoptuar në rrudha duke e zbukuruar me flokë të bardha.

Më kanë sharë, më shajnë dhe do më shajnë kur t’jem lart diku dhe të jeni të sigurt që ëngjëjt do më thonë se ashtu siç i lë, ashtu do t’i sjell.

Jo për batutë, por dy shkallë më lart.

 

Autor: Filerd Beluli