SHARE

Tē jesh femër është njē emēr sa mijëra fjalë, është e dlirë , është hyjnore. Është e brishtë e trishtë dhe po aq e hidhur. Lind për të dhuruar dashuri, lind për të jetuar nga dashuria. Të jesh femër është bekim, është mallkim. Është lumturi është dëshpërim. Gjithmonë mbas lumturisë së saj, fshihet një mashkull. Dhe mbas suksesit të tij ,fshihet një femër. Qysh në lindje të saj është e përkufizuar , jo e lirë .Jo e lirë të jetojë ,jo e lirë të dashurojë,jo e lirë të marrë frymë. Përherë mbi të eksizton padroni i saj, “Mashkull” . Ajo është pronë e tij nga momenti i lindjes deri në vdekje.

Femër ! Sa ndjenja ? Sa emocione? Përcjell kjo fjalë . Kjo fjalë që mbart jetën ,një fjalë në njëmijë role. Ajo është nënë, motër, vajze, bashkêshorte. Është ajo gjithcka dhe asgjê .Është buzëqeshja ,forca dhe dobësia juaj meshkuj, qê ju nuk vleresoni. Është ajo , femra, që ju dha jetë .Dhe ju nënvlerësoni. Thonë se një femër mund të japë shumë dashuri, por dhe tepër urrejtje. Cilën nga këto dy ndjenja do të zgjedhesh Ti ,padroni i saj?

Jepi dashurinë të të falë buzëqeshjen, jepi përkëdheljen të të japë lumturinë . Është dora e femrës mbi djep, vazhdimi i jetes. Është buzëqeshja e saj ,vetë jeta. Ti padron … Që i rrëmbeve ngjyrat e jetës ,i ktheve bardhë e zi. Përse ? Kush je ti? Kush je ti? Të luash me qenien prej të cilës ti u linde. Mësove të buzëqeshësh. Atëherë … Përse ti ? Duhet t’ia mohosh ? Ti je baba për të, bir ,vëlla ,bashkeshortë. Sa prej ju? E kanë keqpërdorur këtë qenie të brishtë , hyjnore? Sa prej ju? E kanë keqtrajtuar ,dhunuar?

Përse ? Vetëm se është grua. Sa viktima gra ,enden nëpër rrugët e botës. Prostituta, prej ju Padronit te saj. Po kush ju jep këtë të drejtë ? Apo mos vallë forca juaj fizike? Edhe pse nuk jam feministe ,bëhem. Kur shikoj gra të dhunuara ,nëna . Ç’ farë fëmijësh ? Ç’farë familje ? Mund t’i ofrojnë shoqerisë sonë ,”moderne”. Në frekuenca kohe kur shpirti tyre derdh lotë . Ç’farë mesazhi mund të percjellin ato këtij rendi shoqëror ,kesaj bote ? Ku fjala humanizem ,vetëm shkruhet nëpër gazeta,nëpër kopertina me fotot dhe emrat e atyre që dhunojnë , ato . ..

Dhunojnë botën ,të ardhmen e saj. Në emër të moralit dhunohen. Ai që e përdoron e dënon .. Ai nuk është pjese e mëkatit e krimit te saj? Ah! Harrova ai është mashkull. Nuk kanë të njejten barazi. Ai ka të gjitha të drejtat. Mund të veproj si të dojë . Mund ta tradhetoj,mund ta dhunoj ,mund ta shes. Ta keqperdoror. Dhe prap mbetet i paprekur. Përse ? Sepse ai është burrë është padroni i cili mund të veproj si të dojë me pronën me skllavin e tij. Kanuni i Lekë Dukagjnit një ligj me zakone ,ku asnjë kohë nuk e harroi ,as koha moderne nuk e fshiu. Edhe sot në shekullin e 21 ,vazhdon të jetojë .

Femra të shkoj në shtepinë e burrit të shtohet edhe një krahë pune dhe te shumezojë familjen. Pa asnjë të drejtë zgjedhje . Me dëshirën e saj , ose jo. Ti mashkull. Ti padron .. Jepi krahë të eci krahë teje. Jepi flatra të fluturojë bashkë me ty. Bëhu princi i ëndrrave të saj , të të falë buzëqeshjen ,parajsën që dhe ti ke ëndërruar . Je ,Ti . Që mban në dorë lumturinë e të dyve . Ofroja, dhuroja… Investo pak dashuri…

Silvana Dhori Xhelaj