SHARE

1-Lexuesi që e përjeton librin thjesht si përmbajtje

Me raste, të gjithë lexojmë në mënyrë naive. Ky lloj lexuesi e konsumon librin ashtu siç konsumon ushqimin: ai ha dhe pi deri në ngopje. E njëjta gjë me librin. Ky lloj lexuesi, qoftë një fëmijë që lexon përralla me indianë, adoleshente që lexon novela romantike apo studentë filozofie, thjesht merr informacion. Ky lloj lexuesi është i lidhur me librin si kafsha me të zotin: libri drejton, lexuesi ndjek. Thelbi i librit pranohet objektivisht, me realizëm. Megjithatë, edhe në këtë grup ka lexues të rafinuar, sidomos sa i përket letërsisë artistike.

2. Imagjinuesi

Ai që zgjedh të ndjekë instinktin në vend të edukimit bëhet edhe një herë fëmijë dhe rrjedhimisht gjithçka që e rrethon merr formë tjetër: buka bëhet mal, i përshkuar tejpërtej nga tunele të thellë; shtrati bëhet… shpellë, kopsht, fushëbetejë… gjithçka që e lejon imagjinata. Ky është thelbi i tipit 2 të lexuesit. Ai është në gjendje të ndërtojnë historinë e tij ose të shtjellojë më tej atë që lexon. Për këtë lexues, as forma dhe as përmbajtja nuk janë aq të rëndësishme. Ai e di, ashtu si çdo fëmijë, se çdo objekt mund të ketë 10, 100… kuptime për mendjen. Në ndryshim nga lexuesi i parë, ky i dyti e ndjek librin jo si kafsha të zotin, por si gjuetari prenë.

3. Ëndërrimtari

Tipi i tretë dhe i fundit i lexuesit është, me gjasë, e kundërta e atij që rëndom e quajmë lexues i mirë. Ai është tërësisht i pavarur dhe i lirë në mënyrën se si e përjeton procesin e leximit. Sipas këtij lloj lexuesi, qëllimi i leximit nuk është as edukimi, as argëtimi. Ai e përdor librin si çdo objekt tjetër, për të thelbi në fakt është stimuli që mund t’i japë (ose jo) çdo histori. Ai nuk ka nevojë për një filozof nga i cili të mësojë apo që ta kritikojë; ai nuk ka nevojë për një poet që t’i interpretojë jetën; kaq gjë e bën vetë. Nëse këtë lexues e tërheq një fjali e bukur në një libër, një sentencë, këshillë, gjëja e parë që bën është ta zbërthejë atë totalisht. Ky lexues e di fare mirë se për çdo të vërtetë qëndron plotësisht edhe e kundërta e saj.
Ky lloj lexuesi është i aftë të lexojë ç’të dojë por më e rëndësishmja, si të dojë. Në kulmin e kreativitetit ai mund ta lexojë “Kësulëkuqen” si një përrallë, por edhe si filozofi apo poemë erotike.