SHARE

Ka një botë në të cilën drejton dashuria…
Ajo mbretëron atje. Eshtë botë krejt e zakonshme, njerezit në të bëjne jetë normale: udhëtojne me mjete transporti , shkojne ne pune, blejne ushqime, mblidhen nëpër gosti. Por te gjitha keto , si edhe gjithcka qe ndodh ne kete bote, ndodhin sipas ligjeve te rrepta te dashurise. Sepse dashuria drejton ne te dhe nuk lejon te dal gje nga kontrolli i saj vigjilent. Duket sikur te gjitha ngjarjet ose veprimet pa rendesi ne nje menyre apo ne nje tjeter lidhen me dashurine, i nenshtrohen asaj, levizin ne kohe dhe ne hapesire vetem per hir te saj. Shume njerez jetojne ne boten e drejtuar nga dashuria, ja edhe ketu , tani, ne kete dite te bukur, te vecante. Por ka edhe nje bote tjeter, ajo tej cakut te dashurise .
Ne shikim te pare ,ajo nuk ka dallim fare: edhe ne te udhetojne neper rruge me transport urban, njerzit po ashtu punojne , organizojne gosti, ndoshta jo me pak gazmore e jo e me me pak bollek. Vecse atje nuk drejton dashuria. Gjithcka qe ndodh ne kete bote , ka nje tjeter shkak, tjeter natyre dhe ligje te tjera zhvillimi. Edhe ato te mencura jane , te arsyeshme, here-here te virtytshme, por s’kane te bejne me dashurine. Prandaj kete bote e quajne : “tej cakut te dashurise”. Midis te tjerash, edhe atje ekziston dashuria, ndodh e forte, e paster, por ajo nuk drejton boten.

Nganjehere ajo eshte shume e rendesishme, ndonjehere dramatike, ama nuk eshte ligj. E, meqe s’eshte ligj , nuk mund te nenshtroje njeri. Dashuria atje eshte pjese me te drejta te barabarta e te gjithe rendit shoqeror, por jo me teper…
Keto dy bote jane ne kufi me njera tjetren, banoret e tyre mund te levizin, te kalojne nga njera bote tek tjetra. Shumekush prej tyre , me kohe, me kalimin e moshes kalon nga bota ku drejton dashuria ,ne ate qe ndodhet tej cakut te dashurise. Vecse per ata qe kalojne kufirin, ka nje ligj mjaft te rrepte vizash, atyre nuk u lejohet te kthehen me mbrapsht per atje ku drejton dashuria.