SHARE

Malli! Era e detit me lotët e mallit trazuar,
Udhëtojnë me mua në skutat
e trishtimit.

Si trenat e vonuar fluturojnë mendimet.
Përplasen në zemren e brengosur
të lodhur nga rënkimet
Atje ku vera qanë e ku dimri ,nga malli
thahet.

Prej Atdheut larguar në mërgim
në dhe të huaj.
Tjetër shi më lag,tjeter diell më ngroh,
Lotët nuk thahen shpirti i ftohtë.

Në perëndimin e kuqërremt kur dallget,
gri egersuar.
Turrennë breg me furri,
Më zgjojn dëshirën si luan i harbuar,
Te kthehem tek Ti …..

Silvana Dhori Xhelaj