SHARE

“Nuk ka asgjë në këtë Tokë që duhet vlerësuar, më tepër se sa shoqëria”. – Thomas Aquinas

“Disa miq mbërrijnë dhe lënë një impakt të bukur në jetën tënde, aq sa ti me vështirësi e kujton se si ka qenë jeta jote pa ta”. – Anna Taylor

“Një mik është një lidhje emocionale, ashtu si një shoqëri që është një eksperiencë njerëzore”. – Simon Sinek

“Më mirë të ecja me një mik në errësirë, se sa i vetëm në dritë”. – Helen Keller

“Miqtë e tregojnë dashurinë e tyre në kohërat e problemeve, jo të lumturisë”. – Euripides

“Dhurata më e madhe e jetës është shoqëria, dhe unë e kam përfituar atë”. – Hubert H. Humphrey

“Një mik i mirë është dikush që është aktualisht me ty, kur mund të ishte në çdo vend tjetër”. – Len Wein

“Miqësia e vërtetë nuk përfundon. Nëse ajo përfundon, atëherë dijeni se nuk ka qenë në asnjë moment e vërtetë”. – Anonim

“Një mik i mirë është ai që të ndihmon gjatë dështimeve dhe të vlerëson gjatë sukseseve”. – Daug Larson

“Shumë njerëz do të hyjnë e do të dalin nga jeta jote, por vetëm miqtë e vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën tënde”. – Eleanor Roosevelt