SHARE

Dallimi mes asaj që është abuzim emocional dhe asaj që nuk është.

Ne e dëgjojmë termin abuzimi emocional të përdoret pak si shumë këto ditë. Pra, për të mos e lënë të bëhet një terren për çdo takim të emocioneve negative, duhet ta sqarojmë se çfarë është dhe çfarë nuk është abuzimi emocional.

Së pari, le të flasim për atë që nuk është abuzim emocional. Nuk është abuzim emocional nëse ndahesh me partnerin. Nuk është abuzim emocional të debatosh me partnerin tënd. Nuk është abuzim emocional kur dikush reagon duke ju lënduar për atë që keni bërë. Njerëzit reagojnë nga perceptimet e tyre, kështu që reagimet e tyre nuk përcaktojnë sjelljen tuaj. Gjithashtu nuk është abuzim emocional për të folur mendje hapur dhe me çiltërsi. Ndoshta, formulimit të mendimit i mungon takti, por kjo nuk e bënë me qenë abuzim emocional. E përsëris, vetëm për shkak se dikush reagon ndaj asaj që është thënë me vrazhdësi nuk do të thotë që dikush është abuzuar emocionalisht.

Nuk është abuzim emocional t’i bërtasësh partnerit tuaj – kjo është nga ato tema që shumë shpesh ngatërrohen. Pra, le të ndalemi dhe të bisedojmë për një moment. Ndonjëherë të gjithë bërtasin. Ama të gjithë. Sinqerisht, unë do të isha më shumë e shqetësuar për dikë që asnjëherë nuk e ngrit zërin të bërtas, unë jam për ata që ndonjëherë e ngrijnë zërin në oktavën më të lartë për të shprehur emocionet e tij. Pra, diçka që e bëjnë të gjithë nuk mund të konsiderohet të jetë abuzim emocional. Por të bërtiturit tek dikush në mënyrë histerike me një sulm emocional verbal konsiderohet të jetë abuzim emocional. Por kur një burrë dhe një grua, ose prind dhe fëmijë, bërtasin me njëri-tjetrin, kjo është vetëm një shprehje normale e emocioneve. Pasi emocioni është shprehur, ndoshta do të ishte një ide e mirë për t’u ulur dhe për të biseduar për të gjetur një zgjidhje për problemin.

Abuzimi emocional është një përpjekje për ta pasur kontrollin, në të njëjtën mënyrë si abuzimi fizik që është një përpjekje për të kontrolluar një person tjetër. Dallimi i vetëm është se abuzuesi emocional nuk përdor goditjen fizike, shkelmimin, shtrëngimin, kapjen, shtyrjen, ose forma të tjera fizike të lëndimit. Përkundrazi, kryerësi i abuzimit emocional e zgjedh si armë të tij/saj ta përdorur emocionin.

Zakonisht, kryerësi i abuzimit emocional nuk e di se po abuzon. Më saktë, ajo mund të jetë e vetëdijshme që ndihet e pasigurt për faktin që nëse partneri i saj e do atë, kështu që ajo ndihet e detyruar ta akuzojë atë për mashtrim, ta fajësoi atë për pakënaqësinë e saj ose do të ja kontrolloj vazhdimisht mesazhet me zë dhe mesazhet me tekst etj. Akuzat, fajësimet, dhe kontrolli i vazhdueshëm janë forma të abuzimit emocional.

Ai mund të mendojë se e di se çfarë është më e mira për partnerin e tij ose çka është e saktë për botën e jashtme, kështu që ai vazhdimisht përpiqet të kontrollojë çdo veprim të saj, duke e kritikuar ashpër atë kur nuk shkon sipas mënyrës së tij ose e kërcënon atë kur ajo duket se i kalon kufijtë. Ai mund ta sulmojë atë me fjalë kur ajo argumenton me të, sepse argumentimi i saj është dëshmi bindëse për të që ajo nuk është nën kontrollin e tij. Ai mund të kritikojë bisedën e saj, ecjen e saj, veshjen e saj, ndërveprimet e saj me të tjerët, stilin e jetesës të gjitha këto me qëllim që të fitojë dhe mbajë kontroll mbi të.

Për shembull: Maria vazhdimisht e kritikon Timin me shpresën se duke e ulur poshtë, ajo do të jetë në gjendje të kontrollojë sjelljen e tij. Ajo e çmon atë kur janë vetëm, dhe e vendos atë para të tjerëve. Kur ai përpiqet të flasë për vete ose ta flasë për sjelljen e saj, ajo përpiqet ta bëjë atë të ndihet sikur është i çmendur, sikur të gjithë e dinë se është i çmendur dhe askush nuk do ta marrë kurrë seriozisht (i njohur gjithashtu si: manipulimi). Ajo e fajëson shpesh për pakënaqësinë e saj, duke e bërë përgjegjës për mënyrën se si ndihet. Ajo merr shumë pak përgjegjësi për zgjedhjet dhe sjelljet e saj. Ajo përdor një standard të dyfishtë duke mos e ndje veten përgjegjëse për gjërat që i bënë kur është fjala te sjellja e saj, përderisa për të njëjtat gjëra e kritikon atë. Ajo e quan atë shpesh budalla, të paaftë, memecë dhe të tjerë emra si këta. Kur ai flet me të afërmit ose miqtë e saj, ajo i rrotullon sytë e saj në përpjekje për të manipuluar ata në mosrespektimin e tij. Ajo shpesh e trajton atë me përbuzje dhe madje edhe me neveri. Ajo e kërcënon atë se do ta lë ose që nuk do të flasë shpesh me të. Dhe ajo refuzon t’i jap atij dashuri, duke i dhënë dashuri vetëm kur bën pikërisht atë që ajo dëshiron. Ajo është kryesisht e ftohtë, madje e pa-komunikueshme, kur ajo është e inatosur me të. Ndonjëherë ajo kalon ditë apo javë pa i folur atij. Maria gjithashtu shkon tek anëtarët e tjerë të familjes dhe miqve të Timit për të folur me ta për Timin, duke e izoluar Timin nga ata që do të ishin përkrahës dhe mund ta bënin të kuptonte se po abuzohet. Maria do të shpreh te ta një model të veçantë të abuzimit emocional që po i vjen nga Timi në disa drejtime të ndryshme:

  1. Kritikë të vazhdueshme ose përpjekje për ta manipuluar dhe për ta kontrolluar 
  2. Turpërimin dhe fajësimin me sarkazëm armiqësore ose me sulm të hapur verbal 
  3. Përdorimi i gjuhës së ashpër dhe përulëse 
  4. Abuzime verbale – fyerje 
  5. Mbajtja e dashurisë si ndëshkim 
  6. Keqtrajtimi dhe kërcënimet për keqtrajtim 
  7. Refuzimi për të pranuar pjesën e saj si diçka dinamike 
  8. Lojëra mendore, të tilla si manipulimet, kur është fjala për pranimin e përgjegjësisë personale për lumturinë e saj 
  9. Refuzim për të mos komunikuar fare 
  10. Duke e izoluar nga kujdesi i miqve dhe familjes

Cikli i abuzimit emocional ndjek të njëjtin model si ai i abuzimit fizik – sapo viktima e abuzimit emocional të kuptoj se çfarë po ndodh dhe fillon të mendojë për largimin ose kërkon seriozisht ndërprerjen e veprimeve të tij, abuzuesi do të bëhet papritmas shumë shfajësues dhe romantik, në përpjekje për ta kthyer përsëri në dele. Ai do t’i blejë lule, do të gatuajë darkë, do të kujdeset për fëmijët, ose çfarëdo tjetër qoftë derisa të besojë se ajo e pa, dhe se ajo që e besonte më parë si të vërtetë, ishte në të vërtetë e rrem. Jo, ai është një bashkëshort ose partner i përkryer, dhe nuk ka absolutisht asnjë arsye që ta mendojë largimin nga ai. Por sa më shpejt që ajo të kthehet prapë dhe fillon të besojë se ai nuk po abuzon emocionalisht me të, ai do të filloj përsëri me të njëjtat modele abuzive të vjetra. Tani, është më e vështirë për atë që të largohet, sepse ajo ka filluar të besojë në të përsëri.

Abuzimi emocional është një model i dhimbshëm dhe serioz i abuzimit me të cilin përpjekja parësore është të kontrollojë dikë duke luajtur me emocionet e tij. Ne i hedhim poshtë implikimet e abuzimit emocional duke keqinterpretuar çështje të vogla ndërveprimi si abuzime emocionale.

 

Shkruan: Psikoterapistja  Andrea Mathews për “Psychology Today”

Përktheu: Arian Musa (Virtualsophists)