SHARE

A keni ndëgjuar ndonjëherë për jetën e ndërgjegjshme? Është bërë jashtëzakonisht popullore këto vitet e fundit falë studimeve të shumta shkencore të cilët i tregojnë përfitimet e saj.

E vërteta është që praktikimi i ndërgjegjeshmërisë ka qenë përreth nesh për shekuj me radhë, falë mësuesit shpirtërorë Gautama Budha cili edhe e themeloi Budizmin.

Bazamenti i ndërgjegjes është të jesh i vetdijshëm për atë që ndodh në të tashmen, pa e gjykuar dhe pa e pasur dëshirën që ajo të ishte ndryshe.

Më poshtë, ne do të ju japin 11 princepet e ndërgjegjshmërisë në mënyrë që të mund ti praktikoni në jetën e përditshme:

  1. I vetmi realitet i juaji është KY MOMENT, tani, këtu

Këtë princip më së miri e përmbledh kjo thënie e famshme nga Buda: “Mos rroni në të kaluarën, mos ëndërroni për të ardhmen, fokusojeni mendjen në kohën e tashme.”

E kaluara është iluzion. E ardhmja ende nuk ka arritur. E vetmja gjë që është e vërtetë është ajo që ekziston tani.

  1. Një mendim negativ është i parrezikshëm, përveç nëse e besoni atë

Mendimet e shkojnë e vijnë vazhdimisht. Është e natyrshme. Vuajtja ndodh atëherë kur i’a bashkangjesim veten tonë mendimeve tona. E vërteta është që mendimet tona nuk është se nënkuptojnë ndonjë gjë, ato nuk janë ajo që ne jemi. Atëherë kur e bëni një hap dhe i vështroni mendimet e juaja nga një distancë, e kuptoni që nëse jeni duke i vështruar ato, atëherë ato nuk mund të jenë “ti”.

Këtë më së miri e thotë Eckhart Tolle:

Çfarë çlirimi ta kuptosh se “zëri në kokën time” nuk është ajo që jam unë. Kush jam unë atëherë? Ai që e vështron atë.”

  1. Ju nuk do të ndëshkoheni për zemërimin tuaj, ju do të ndëshkoheni nga zemërimi juaj

Ne të gjithë kohë pas kohe zemërohemi, por të veprosh i zemëruar rrallë herë rezulton me diçka pozitive. Është e leht të bëhesh nervoz, mirëpo guximi i vërtetë do të thotë të bësh diçka produktive për të. Atëherë kur e kuptoni që momenti i tanishëm është e gjithë ajo që e kemi, ju do ta kuptoni që jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar duke u nevrikosur.

Lao Tzu e thotë: “Luftëtari më i mirë kurrë nuk nervozohet.”

  1. Paqja e brendshme do të thotë të dish si ti përkasësh vetes, pa pasur nevojë për miratimin e jashtëm

Shumë njerëz janë të brengosur rreth asaj se çfarë mendojnë të tjerët për të. Mirëpo, mos kërko ta gjesh veten tek të tjerët. Ti je ai që je dhe ajo që të tjerët e thonë për ty nuk e ndryshon këtë. Osho na jep disa këshilla inspiruese për të mos u shqetësuar rreth asaj që të tjerët e thonë për ne:

“Askush nuk mund të thotë asgjë për ju. Çkado që njerëzit thonë ka të bëjë me veten e tyre. Por ju bëheni shumë të lëkundur nga kjo sepse ju ende jeni të kapur pas një qendre jo të vërtetë. Kjo qendër jo e vërtetë varet nga të tjerët, kështu ju vazhdimisht shikoni se çfarë thonë të tjerët për ju.

Dhe vazhdimisht i përcillni të tjerët, vazhdimisht përpiqeni ti kënaqni ata. Ju tentoni vazhdimisht të jeni i respektueshëm, tentoni vazhdimisht ta dekoroni egon tuaj. Kjo është vetëvrasje.

Në vend se të jeni i shqetësuar nga ajo se çfarë thonë të tjerët, ju do duhej të fillonit të shikonit brenda vetes suaj…”

  1. Çdo gjë është krijuar dy herë – fillimisht në mendjen tënde pastaj në jetën tënde

Truri ynë është instrument i fuqishëm i cili mund ta krijoj botën përreth nesh. Dhe e vërteta është që nuk do të veproni deri sa truri juaj ta dij se çfarë po bëni.

“E ardhmja varet nga ajo që  e bënë sot.” – Mahatma Gandhi

  1. Shtegun duhet ta ecim ne vetë

Jeta për secilin vjen me shumë sfida dhe fatkeqësi, por një gjë mbi të cilën ne kemi kontrollë është se sa shumë përpjekje dhe vullnet ne vënë mbi diçka. Nuk mund t’ia bashkangjesim suksesin dhe lumturinë objekteve të jashtme. E gjithë shtrihet brenda nesh.

“Askush nuk na shpëton neve përveç vetes sonë. Askush nuk mundet dhe askush nuk do të duhej. Ne vetë duhet ta ecim shtegun.” – Buddha

  1. Të besosh fuqishëm në diçka dhe të mos e jetosh atë është e pandershme

Mos u përkul ndaj asaj që shoqëria dëshiron që ti të jesh. Mos e ndrysho atë që je në mënyrë që të tjerët të pranojnë. Është e rëndësishme të jesh autentik dhe ta përcjellësh zemrën tënde. Veçoje veten tënde nga veprimet e juaja dhe kurrë nuk do të mashtroheni nga fjalët e të tjerëve.

“Sot ti je ti dhe kjo është më e vërtetë se e vërteta. Nuk ekziston asnjë tjetër i gjallë që është më “ti” se sa ti.” – Dr. Seuss

  1. Shtegu i duhur dhe shtegu i lehtë rrallë herë janë i njejti shteg

Me shumë gjasë ju do ta kuptoni se vështirësitë janë ato që ju rrisin, dhe kjo gjithmonë ja vlen. Përderisa secili hap mund të jetë i vështirë, ai do të ju dërgoj atje ku ju dëshironi të shkoni.

“Ata që kanë dështuar të punojnë drejt së vërtetës, e kanë humbur qëllimin e jetës.” – Buddha

  1. Nëse i dëshironi përfitimin e diçkaje ju gjithashtu duhet ta dëshironi edhe koston e saj

Shumë njerëz e pyesin veten “Cili është pasioni im? në mënyrë që ta gjejnë qëllimin e jetës së tyre. Sidoqoftë, një pyetje më e mirë do të ishte “Për çka i’a vlen të vuash?” Kjo do të ju ndihmojë ta gjeni atë që vërtetë e doni, dhe jeta jote do të jetë më e përbushur se kaq.

“Jeta do të u’a jap atë përvojë e cila do të jetë më e dobishmja për evoluimin e ndërgjegjes suaj. Por si mund ta dini që ajo është përvoja për të cilën keni nevojë? Sepse ajo është përvoja të cilën jeni duke e pasur tani, në tashmen.” – Eckhart Tolle

  1. Atëherë kur tentoni të kontrolloni shumë, ju kënaqeni pak

Si qënie njerëzore, çfarë është ajo që e bënë kontrollin aq tërheqës ndaj nesh? Ne e dëshirojmë saktësinë dhe rehatinë. Ironia është që nuk ekziston diçka e tillë si kontrolli. Ne kurrë nuk jemi në kontroll. Kurrë. Sa më shpejt që e kuptojmë këtë dhe mësojmë të shkojmë me rrjedhën, aq më e lehtë do të jetë jeta jonë.

“Tensioni është ajo që ti mendon se duhet të jesh. Relaksi është ajo që ti je.” – Proverb kinez