SHARE

“Në momentin kur kërkojmë domethënien dhe vlerën e jetës, jemi të sëmurë.”

“I çmenduri është një ëndërrimtar me sy hapur.”

“E kundërta e lojës nuk është ajo që është serioze, por ajo që është reale.”

“Në pamundësinë për të parë qartësinë, të paktën të shohim qartë errësirën.”

“Liria nuk është një dobi që e kemi prej kulturës: ajo ka qenë më e madhe para cilësdo kulturë, dhe ka pësuar kufizime me zhvillimin e qytetërimeve.”

“Një iluzion nuk është e njëjta gjë me një gabim, dhe nuk është as domosdoshmërisht një gabim.”

“Ankthi” mund të përcaktohet si një lloj gjendje pritjeje apo përgatitjeje për rrezikun, edhe pse ky është i panjohur.”

“Humorizmi nuk është i dorëzuar por është rebel, përfaqëson triumfin jo vetëm të Unit, por edhe të parimit të kënaqësisë, që përmes humorizmit di që të afirmohet përmes rrethanave reale.”

“Suksesi nuk shkon krah për krah me meritën. Amerika nuk e ka marrë emrin nga Kolombi.”

Sigmund Freud