SHARE

“Njeriu vuan vetëm sepse ai e merr shumë seriozisht atë që Zoti e ka krijuar për dëfrim.”

“Uji i turbullt më së mirë pastrohet duke e lënë të qetë.”

“Ky është sekreti i vërtetë i jetës – të jesh plotësisht i angazhuar me atë që jeni duke e bërë në të tashmen. Dhe në vend se ta quash punë, kuptoje se ajo është lojë.”

“Asnjë plan i vlefshëm për të ardhmen nuk mund të bëhet nga ata të cilët nuk kanë aftësi për të jetuar në të tashmen.”

“E kam kuptuar se e kaluara dhe e ardhmja janë iluzione, që ato ekzistojnë në të tashmen e cila është e vetmja dhe e gjitha ajo që është.”

“Kuptimi i jetës është thjeshtë të jesh i gjallë. Është kaq e qartë dhe kaq e dukshme, por prap të gjithë nguten në një panik të madh thuajse është e domosdoshme të arrihet të diçka përtej vetes.”

“Të kesh besim është t’ia besosh veten tënde ujit. Kur ju notoni, ju nuk kapeni për tu mbajtur pas ujit, sepse nëse e bëni këtë do të mbyteni. Në vend të kësaj, ju relaksoheni dhe lundroni.”

“Sa më shumë që një gjë priret të jetë e përhershme, aq më shumë ajo priret të jetë e pajetë.”

“Askush nuk është me rrezikshmërisht i çmendur se sa ai që është normal përgjatë gjithë kohës; ai është si një urë e çelikt pa fleksibilitet, dhe rregulli i jetës së tij është i ngurtë dhe i brishtë.”

“Kurrë mos e pretendo një dashuri të cilën në të vërtetë nuk e ndjen, sepse dashurinë nuk na takon neve ta komandojm.”

Alan Watts