SHARE

Nuk e di përse?

Kam dēshirē tē ëndërroj sot.Të thurr ëndrra nën dritën e hënës si Penelopi ëndte në tezgjah..

Por jo!

Do tu jap ngjyrë dhe shije mē mirë,të kenë ngjyrën e likos së qershis mbi akulloren e bardhë.Dhe ashtu ti trazoj të ngatërrohet shija me ngjyrën,tē bëhen më të ëmbla.

Ç’kuptim do të kishin nëse do tē ishin bajate,

pa shije..

Minutat e ëndrrave bëhen orē.. orët ditë.., ditët muaj..,muajt vite…

Ora në murë troket me tik-taket e saj,çastet e pritjes..si pritja e plakur e lojës sē shahut..

Prit…

Ç’farë tē pres???

Një moment…

Jo nuk mund të pres!!

E di ç’farë??

Mērzitem me ty,por besoj se edhe ti mërzitesh me mua..

Dhe unë dua të llastohem, kryqëzoj duart dhe ulë kokën me buzët varur..

Ti më shikon duke buzëqeshur,të pëlqen kur mërzitem dhe ti më llaston ,si fëmijë i përkëdhelur.

Flas,flas pa pushim..

Ti nuk dëgjon asgjë..

Dua tē dal era të shpupurit flokët e porsa krehur kaçurrela, ashtu si të pēlqejnë ty..

Dua të shpërthej si furtunë,dhe ti pastaj tē mē mbështjellësh në krahët e tu.Të më duash mē tepër..

Pushoj..

Më dashuro kështu thjesht,me këtë bluzë pambuku veshur..

Më shiko..

Dua të të gjej në atë vështrimin e humbur, të jem grimca e dritës nē irisin tënd.

Të humbas si flutura se ti e di ,drita ështê vdekja e tyre…

Mē ler të vdes nē dritë atëherë….

Sepse i trëmbem më tepër errësirës..

Të humbas nē të…

Silvana Dhori Xhelaj