SHARE

“Mundohu të përfitosh nga çdo gjë e re në jetë. Jetoje jetën në çdo mënyrë të mundshme, me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj. Mos ki frikë nga eksperiencat e reja, sepse sa më tepër eksperienca të kesh në jetë, më shumë do të fitosh pjekuri.”

“Ji vetvetja. Mos u përpiq të jesh si dikush tjetër, sepse ti tashmë je një kryevepër. Nuk mund të jesh më i mirë se kaq. Thjesht të duhet ta pranosh këtë gjë.”

“Mos e merr jetën tepër seriozisht. Është e kotë ta ndalosh veten së përjetuari, apo së provuari gjëra të reja në jetë, pasi kështu nuk përfiton asgjë prej saj. Jeta duhet shijuar ashtu siç vjen.”

“Lëre të ikë atë që e do. Është njësoj si një lule, të cilën e pëlqen. Më mirë mos ta këpusësh atë, sepse nëse e këput, ajo do të vyshket dhe do të ndalojë së qenuri ajo që ti e pëlqen.”

“Dëgjoje instinktin tënd. Dëgjoje qenien tënde, sepse ajo të jep vazhdimisht këshilla. Mos e ngri zërin kundër vetes, sepse vetëm duke qenë i qetë, do të mund të ndjesh zërin tënd të brendshëm.”

“Zgjedhja për të qenë i lumtur ose i trishtuar të përket vetëm ty. Askush tjetër nuk është përgjegjës për këtë gjë. Mos e lejo asnjë të të mërzisë dhe lejo këdo të të bëjë të lumtur.”

“Dhuro dashuri. Kushdo ka nevojë për pak dashuri në përditshmërinë e tij, ndaj mos ngurro të jesh ti personi që mund t’u falë të tjerëve dashuri. Nuk duhet shumë. Dashuri dhuron dhe një buzëqeshje.”

“Çdokush është unik në mënyrën e vet. Askush nuk është superior dhe askush nuk është inferior. Të gjithë jemi njësoj dhe të gjithë jemi unikë, në mënyrën tonë. Duhet thjesht të zbulosh cilësitë e tua më të mira dhe të mendosh se vetëm ti i ke ato. Kështu do të ndihesh më mirë me veten.”

“Dashuria për veten duhet të jetë më e madhja nga të gjitha format e dashurisë. Parimi është tepër i thjeshtë. Nuk mund t’i duash dot mjaftueshëm të tjerët, nëse nuk do veten tënde.”

Osho