SHARE

“Jam një burrë i bërë për t`i qëndruar pranë gjysmës së bukur të njerëzimit. Nuk kam qenë kurrë mashkulli i një gruaje të vetme”, pat deklaruar dikur aktori i famshëm francez.

Dhe në të vërtetë, ai ka pasur pranë vetes plot femra në jetën e vet, të cilat nuk i ka dashuruar në të njëjtën mënyrë, sic e kanë bërë ato vetë.

Në jetë merr atë që meriton dhe sot, Alain Delon është i vetëm dhe i sëmurë.

Ai gjithmonë bënte të njëjtën gjë: kur dikush atashohej shumë, e linte për një tjetër “më të mirë“.

Aktorja Romy Schneider, ishte dashuria e parë e madhe e francezit joshës.

Por pavarësisht kësaj, e tradhtoi me nje femër tjetër.

Romy praktikisht nuk e mori me veten kurrë sic duhet nga kjo ndarje; ajo u lidh pa dashuri të madhe me Harry Meyen, por jeta iu shkatërrua nga vdekja e të birit në moshën 14 vjecare dhe vetë vdiq shumë e re nga një atak kardiak.

Christa Päffgen- edhe pse shkonin shumë mirë bashkë, Delon nuk rrinte dot me një grua të vetme, ndaj e la dhe Christën për një tjetër.

Këngëtarja gjermane, e njohur me emrin e skenës Nico, me aktorin pati një djalë, por ai nuk e njohu kurrë ( edhe pse i ngjan kopje).

Impakti psikologjik ishte i madh tek Christa, që ra në ndikimin e drogës e vdiq 50 vjec nga një atak kardiak.

Nathalie Barthelemy- aktorja dhe modelja me origjine marokene ishte femra me të cilën Alain nisi një marrëdhënie ndërkohë që ishte i fejuar me Romy Schneider.

Me Nathalie-në, ai u martua gushtin e 1964-tës, një muaj përpara se të vinte në jetë djali i tyre, Anthony Delon.

Martesa zgjati katër vjet dhe sic rrëfeu ajo vetë, ishte e mbushur me sherre.

Zënkat madje kishin nisur që ditën e parë kur u takuan. Ai e braktisi për Mireille Darc.

Me Mireille, qëndroi 15 vjet, por ajo nuk bëri kurrë fëmijë.

Në vitet 80, Mireille pësoi një hemoragji cerebrale dhe paskësaj, ai e la, ndonëse vazhduan të mbeten miq.