SHARE

Unë jam disi e çuditshme, mendoj me
zemër, shikoj me mëndje. Ndonjēherë
dëgjoj me shpirt, ndoshta sepse kam
frikë të vërtetën ,dhe dëgjoj atë që unë
dua të dëgjoj…
Ku do udhëtojmê këtë herë ?
-I them vetes sime më ke lodhur
shumë..

Në monopatet e kujtesës
si udhërrëfyes..
Nisu;
Hmmm …
Hë pra fol më thuaj, do ta pranoj edhe
një shpërthim lotësh me dënesë .Edhe
një psherëtimë të thellë në shpirt.
Vetëm këtë heshtje të mjerë që vret nuk
mund ta pranoj.. Nuk mund të pranoj
të kthehesh nga puna me këtë fytyrë, me
këtë shpirt të brengosur…

Nuk mund të pranoj faktin se ti mund ta
vrasësh atë….Unë pa shpirt jam e vdekur
dhe nuk lejoj ta vrasësh të vdes
brenda teje..
Tani çohu mjaft e lodhe ..
Ah! Edhe diçka këto këtu përse
i shkruan? Nëse shkruan tē njëjat ..
U mërzita nga të gjithë dhe nga gjithçka ,
nuk dua t’i lexoj..
Mē thuaj nēse ka ndryshuar gjē ;
Atëherë po pres…
Dua të më çosh atje ku rrallē e lejon
veten të hyj, në këndin e fshehur
tē lumturisë.

Atje mund të udhëtoj ?
Ka çaste të bukura, ka edhe
të trishta,hiqe atë masën inerte të
utopis. Jeto realisht pa mendime
vrasëse, jeto në një botë parale
mendimesh. Ku dëshirat dhe ëndrrat
jetojnë në paqe.
Sa pēr lumturi,mbilli këto në kopshtin
tënd mes ideve të tua. Do të vaditen
ndoshta pak por do të jenë të tuat çaste…
……
Në këtë botë të padrejtë ,përherë më
lindin pyetje me pikëçuditêse
të pafund????
Prandaj në këtë moment dua
të qartësohem ,jo të mendoj..

Si psh disa trëndafila i vura re nē
kopësht pak më parë .Nuk kërkojnë
vazo,,por dy duar për t’i dhuruar…diku.
Por jam realiste, trëndafilat do
të thahen….
atje në kopshtin e mbuluar nga fletët..

Silvana Dhori Xhelaj