SHARE

“Natë e Errët”

Jozefina kthehet me shoqen e saj të ngushtë nga një festë ditëlindjeje të një mikeje tjetër të përbashkët. Fjolla bore të lehta bienin në rrugicën të ndriçuar nga fenerat e natës e mbuluar me degë gjethesh nga lisa të vjetër përmbi nga dy anët. Flasin mes vete…

-Bën ftohtë Jozefinë, apo jo?, tha Anxhela duke lëshuar një ofshamë gjersa dridhej me dorëzat e saj futur në xhepat e palltos së gjatë që ishte deri tek gjunjët.

-Nuk e di, është bukur, – tha Jozefina duke i buzëqeshur sytë që i shkonin tek gjethet e zbardhura nga bora.

-C’ju desh asaj ta bënte ditëlindjen mu në qendër të qytetit kaq larg në këtë kohë? -A nuk kishte vend tjetër për hir të Zotit? ,lëshoi një frymë të frustruar Anxhela.

-Eshte mikja jonë, ja ktheu Jozefina me një indiferencë se po shikonte fjollat e borës teksa bienin në gjethet e degëve të shtrirura nga lisat e vjetra që bënin një urë mbi rrugicën e vetmuar të ndriçuar nga fenerat e natës.

-Epo unë nuk mund ta duroj këtë të ftohtë, po i bie shkurt nga rruga e Donikës. Pastaj do hyj nën batanije, dhe s’do dal derisa dita e gjykimit të vie, -tha Anxhela me një të qeshur gjersa po dridhej nga i ftohti.

-Si të duash, pëshpëriti Jozefina me një zë lodhjeje.

-Do jesh në rregull të vazhdosh vetëm? Ndoshta nuk frigohesh? Nëse do të përcjell ? – u kujtua Anxhela e brengosur për shoqen e saj ta linte vetëm.

-Jo, edhe pak mbërrita, nëse do lodhem do marr taksin që qëndron gjithmonë në qoshe dy lagje më andej. Ai plaku taksist gjithmonë qëndron aty, -i tha Jozefina derisa vazhdonte t’i shikonte fenerat e natës, drita e tyre që po binte aq bukur në degët e shtrirura e të zgjatura të lisave të vjetër, aq bukur lidheshin si urë, dhe ajo dritë biente direkt në sytë e saj.

-Në rregull, për çdo gjë më thirr, -ja ktheu Anxhela tani e brengosur që më parë thjeshtë mendoi veten për të mbërritur në shtëpinë e saj sa më shpejtë.

-U bë, mirupfashim zemër, -buzëqeshi Jozefina duke e përqafur.

-Mirupafshim zemër dhe ti, dëgjohemi nesër, -ktheu Anxhela përqafimin shtrëngueshëm me një puthje në dy faqet e Jozefinës që i ishin skuqur nga ftohti.

-Ahhh sa natë e bukur, – qeshin sytë Jozefinës duke ecur vetëm me duar në xhepa dhe fryma e saj dilte avull duke shijuar ambientin e magjepsur nga bardhësitë e fjollave të borës.

 Ec Jozefina vetëm dhe në qejfin më të mirë pas një nate të lodhshme. Kjo ecje dukej sikur ja vlejti, po e shijonte bukurinë më të bukur, qetësinë më të heshtur aq butësisht. Ambienti përreth sikur nuk donte t’ja prishte qejfin asaj, dhe po e zbukuronte edhe më shumë rrugicën në të cilën ajo ishte. Makina nuk kishte, ajo ecte në mes të rrugës sikur ishte e vetmja qenie në botë e rrethuar me natyrën mahnitëse dhe gjallërinë e natës që dukej sikur kishte marrur jetë nga sytë dhe buzëqeshja e Jozefinës. Një hije fillon të paraqitet dhe hapa të shpejtë dëgjohen pas…

-Jo të lutem mos, tha Jozefina kur ktheu kokën gjersa shpina e saj preku tokën e mbuluar nga bora.

-Jooooo, largomu. Të lutem, kam para në kuletë merr ç’të duash mos, bërtet Jozefina duke u munduar të largohet.

Kur Jozefina hapi sytë dhe arriti të shikonte ishte një njeri i madh me fytyrë grabitqari që po mundohej t’ia mbyllte gojën me dorën e tij. Jozefinën kaploi frika dhe dridhje, por ajo luftonte dhe ende ishte në vetëdije dhe e gatshme për të ikur nga ky ankth.

-Të lu… mos, ndihm… ndih… ndi… ëmmmmm… ëghhhhhhhh, gjëmon Jozefina e ngratë me shpresë se do arrij të dalë nga ky tmerr.

Qante Jozefina në heshtje. Britmat e saj të ndaluara nga dora e sulmuesit të saj. Rrobat e grisura, ajo nuk ndiente as të ftohtin. Me çdo të shtyrë që pësonte trupi i saj shpirti i Jozefinës po shndërrohej në t’pajetë. Ajo ende po shqelmonte…

-Të lutem ndalooo, ndihmë, a ka dikush, oh Zoti im të përgjërohem më nxirr nga këtu, më…, Jozefina humbi vetëdijen.

Sulmuesi u hoq nga ajo, u ngrit, ngriti pantallonat dhe e mbylli zinxhirin. Iu afrua Jozefinës dhe e preku në fytyrën e saj. Dhe pastaj ai e la atë aty.

-Patrolla 43 lajmërohuni në linjë, patrolla 43, marrje, thërret një zë.

-Përsëris patrolla 43, lajmërohuni në linjë, marrje, zëri përsëri thërret.

-Këtu patrolla 43 rreshteri Anton, më falni qendra këtu jam, marrje, ktheu Antoni përmes radios.

-Ka një telefonatë anonime, një shqetësim në rrugicën 17 marrje. Transmetoi njëri nga qendra.

-Për çfarë bëhet fjalë? Përsëri përleshje në mes burrit e gruas në atë rrugë?, supozoi Adi, partneri i Antonit.

-Jo, këtë herë është diçka tjetër, nuk kam më shumë informacion, marrje” ktheu zëri nga qendra.

-Në rregull qendra, jemi në rrugë për atje marrje, tha Antoni duke nisur makinën me sirena.

-Kushedi se ç’do ketë ndodhur, në mes të natës nga ajo rrugicë nuk ka lëvizje fare, pëshpëriti Adi.

-Do ta shohim, kthehu Antoni duke pastruar xhamat nga bora.

-Eghhh, mmmm, hëhhhhh, rënkon Jozefina gjersa dëgjon sirena nga larg.

-Jam këtu, jam këtu, ju lutem…, pëshpërit ajo nga buzët e saj akull nga ftohti.

-Oh Zot, oh Zoti im, shokohet Antoni gjersa i shkel gazin edhe më shumë të mbërrij.

Frenon Antoni me gjithë forcën e tij në këmbën e djathtë. Del nga makina dhe vrapon duke u rrëzuar. Adi është menjëherë pas tij. Antoni ngrihet dhe rrëzohet prapë, ngritet dhe rrëzohet prapë, ngritet dhe rrëzohet prapë.

-Oh, ëh… oh Zot i madh, lotët dalin Antonit e dridhet i tëri gjersa i heq borën që ka mbuluar Jozefinën.

Antoni mundohet sa më shpejtë ta heq borën e madhe. Adi pesë metra mbrapa bie në gjunjë dhe i errësohen sytë dhe e kap një shtangim i madh në gjoks. Ai nuk mund të lëviz dhe lotët i rrjedhin as edhe duke mos i ndjerë tek ato i rrëshqasin në fytyrë aq shpesh si një shi breshër pa ndalë.

-A je mirë, m’thoni diçka ju lutem, thotë Antoni me një zë aq të dridhur që trupi po i kërcen dhe po dënes bashkë me Jozefinën.

Jozefina nuk mund t’bënte asgjë pos t’i lëvizë sytë në pohim. Lotët ja thyen akullin e formuar në buzët e saj. Ajo më nuk ndiente asgjë, dhe në të njëjtën kohë ndjente gjithçka. Prekjen e tij, zërin që kënaqej nga tmerri që po e bënte, frymën e tij në sytë e saj, shijen e ndyrë që kishte dora e tij gjersa ai ia mbyllte gojën me forcë. Dhe pastaj ajo shihte policin anash saj, ai fliste me shqetësim por ajo nuk dëgjonte asgjë. Donte t’fliste por ai ja kishte marrë zërin, ndjenjat, zemrën… e edhe ia ekzekutoi shpirtin!

-Adiiiii, Adiiii mos rri aty sill një batanije kam në bagazhin e makinës, -bërtiste Antoni drejt partnerit të tij që ende ishte në gjunjë i tronditur.

Adi fiton vetëdije dhe niset vrapon me gjithë fuqinë e tij si kurrë më parë. Edhe kur e kishin ndjekur qentë si fëmijë kurrë s’kishte mundur t’vrapojë nga pesha e tij. Sonte Adi ishte vetëtimë. Arrin tek bagazhi makinës, mundohet ta hapë dhe nga frustrimi e then me shqelm dhe nxjerr batanijen e vrapon drejt Jozefinës me Antonin në krye të saj duke pritur!

-Ja merre këtë derisa t’vie batanija… o Zot si mundën t’ja bëjnë këtë një qenie aq delikate… Adiiiiii, brohoret me gjithë fuqinë e tij Antoni duke ja vënë pallton e tij përmbi derisa Adi ta sjellë batanijen më shpejtë.

-Erdha, erdha Anton, ja ku e ke, sheh Adin Jozefinën dhe qan duke u dridhur.

-Qendra, rreshteri Anton këtu. Na duhet një ambulancë, kemi një viktimë të… NJE AMBULANCE ME SHPEJTE, bërtet Antoni se s’ja thotë zemra t’i nxjerrë ato fjalë të tmerrshme çfarë ka ndodhur.

-Do jesh mirë, unë jam rreshteri Anton. Nuk e di a më dëgjon ka përfunduar, ne jemi këtu. Adi ma jep edhe pallton tënde, thotë Antoni i rrënqethur.

Jozefina humb vetëdijen përsëri tani në krahët e Antonit. Ambulanca arrin dhe me kujdes e bartin Jozefinën brenda.

-Adi, merr makinën… unë do jem në ambulancë, -thotë Antoni i rrënqethur gjithë kohën.

Dëgjohen sirenat rreth qytetit duke fluturuar me presionin e Antonin të vozisin më shpejtë ose do e rrahë vozitësin e ambulancës. Jozefina tani e mbuluar nga disa batanije fiton vetëdijen. Antoni përballë e shiqon drejtë në sy i tronditur ende…

-Më duket se po zgjo… hej, unë jam rreshteri Anton. Tani je në ambulancë, je e sigurtë… a kujtoheni se kush jeni? Mund t’ma thoni emrin tuaj? , -thotë Antoni teksa pa e vënë re ja kishte kapur dorën Jozefinës.

-Unë jam… jam… Jozefina, -tha ajo, dhe një lot i ra nga syri i djathtë dhe humbi vetëdijen përsëri!

Sovran Hoti.