SHARE

“Një mik i mirë është si tërfil me katër fletë: e vështirë ta gjesh, por kur e gjen, je fatlum.”

“Ka vetëm dy tragjedi në jetë: njëra është të mos e marrësh atë që kërkon, dhe tjetra është ta marrësh” – Oscar Wilde

“Sa më shumë i shoh klasat e kamura, aq më shumë e kuptoj gijotinën” – George Bernard Show

“Irlandezët nuk duan që ndokush t’u urojë gjithë të mirat. Ata duan që t’i urojë armikut të tyre, gjithë të këqiat” – Harold Nicolson

“Kur irlandezëve u shkëlqejnë sytë, kujdes këmbët” – Gerald Kersh

“Irlandezët janë popull shumë i drejtë – nuk flasin kurrë mirë për njëri-tjetrin” – Samuel Johnson

“Ka vetëm dy lloje njerëzish në këtë botë: irlandezët, dhe ata që do të donin të ishin irlandezë” – Thënie irlandeze

“Të bësh paqe është shumë më e vështirë se sa të bësh luftë” – Gerry Adams

“Gjithmonë kujtohu të mos harrosh, miqtë që ishin të pavërtetë. Por mos harro kurrë të kujtosh, ata që të ndenjën pranë!” – Proverb irlandeze

“Nënat ua mbajnë dorën fëmijëve për pak… por zemrat, përgjithmonë.” – Shprehje irlandeze