SHARE

“Nëse ne arrijmë ta kuptojmë drejtë një pyetje, atëherë të gjitha përgjigjet e të gjitha pyetjeve janë gjetur. Mirëpo ne nuk dijm ta bëjmë pyetjen e duhur. Për ta bërë pyetjen e duhur nevojitet inteligjencë dhe ndjeshmëri e lartë.

Ja një pyetje, një pyetje thelbësore: ‘A është jeta një torturë?’ Po është, ashtu siç është; dhe njeriu ka jetuar në këtë torturë për shekuj e shekuj me radhë, që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, në agoni, në dëshpërim, në mjerim; dhe ai nuk e gjen dot një rrugëdalje. Prandaj ai shpik Zota, kisha, rituale dhe gjithë ato gjëra të pakuptimta ose ai arratiset në mënyra të tjera.

Ajo që ne po tentojmë ta bëjmë këtu përgjatë diskutimeve dhe bisedave tona, është të shikojmë se nëse ne nuk mund ta bëjmë transformimin radikal të mendjes, të paktën të mos i pranojmë gjërat ashtu siç janë, por as të mos rebelohemi kundër tyre. Rebelimi nuk jep asnjë përgjigje. Ne duhet t’i kuptojmë ato, t’i ekzaminojmë, ta japim mendjen dhe zemrën me gjithçka që kemi, për ta gjetur një rrugëdalje drejt një jete ndryshe.

Kjo varet nga ju dhe jo nga dikush tjetër, sepse në këtë qështje nuk ka mësues, nuk ka nxënës: nuk ka Lider: nuk ka Guru; nuk ka Mjeshtër; nuk ka Shpëtimtar. Ti vetë je mësuesi dhe nxënësi; ti je Mjeshtri; ti je Guru; ti je Lideri; ti je gjithçka.

Të kuptosh do të thotë ta transformosh atë çfarë është. Mendoj se kjo do të mjaftojë, apo jo?”

Krishnamurti, “Shënimet e Krishnamurtit”