SHARE

Kur idhujt shuhen,fillon të kërkosh diku
tjetër një pikë mbështetje.
Kujdes :
Nisë të tërheq gjithçka
mondane, moderne ,
shoh ndonjëherë lakminë të arrish atë ,
të cilën nuk kishe, Atë që para se idhulli yt
të perëndonte ,ëndërroje ..

Teshat e tua elegante, veshin ty ,
por jo atë çka je  në të vërtetë .
Kêto janë tunduese dhe
aftësitë e tua mund të të shtyjnë për të
arritur qëllimin. Por me këtë aktrim mund
të luash role , para pikësynimeve të tua ,
për mua janë pa rëndësi. Sepse kështu
aftësitë jo vetëm nuk zhvillohen
përkundrazi,
humbasin në aktin e parë teatral .

Përpiqu me durim dhe punë, këmngulja
për të arritur suksesin êshtë e sigurt. Ajo
që të takon ty është e jotja ,do të gjej, do
të vijë tek ty .
Mendo mirë ,tërhiqu nga egoizmi nga të
rendurit mbas parasë, mirësia të gjen kur
je i zhveshur prej tyre…
O njeri i mirë …

Silvana Dhori Xhelaj