SHARE

Si realizoi qëllimin e vet, Raskolnikovi kuptoi që vrau edhe vetveten…
Ai e ndien se dhuna e ushtruar mbi natyrën e vet morale është një mëkat më i madh sesa vetë akti i vrasjes. Kjo është, në fakt, vrasja e vërtetë. Nga momenti kur Raskolnikovi lëshon sëpatën mbi kokën e plakës dhe Lizavetës, për të nisin vuajtjet shpirtërore. Por kjo nuk ishte pendim, por të kuptuarit e dëshpërimit të vet, pafuqishmërisë, ndjenja torturuese e “mbylljes dhe ndarjes me njerëzit”.

Raskolnikovi papritur kuptoi qartë se tashmë për asgjë, kurrë dhe me askënd nuk duhej të fliste. Ai nuk parashikoi se çfarë mundimesh dhe vuajtjesh shpirtërore do t’i shkaktonte atij vrasja. Ai nuk e kuptonte se një njeri i vetëm nuk është në gjendje të ndryshojë jetën e të gjithë njerëzimit, se duhej të luftonte kundër të gjithë sistemit, shoqërisë dhe jo vetëm me një plakë të pangopur. Duke vrarë njeriun, Raskolnikovi u bashkua me atë shoqëri amorale të cilën e urrente…