SHARE

Ti ma ndryshove te gjithe jeten. Une, qe ne shkolle isha mosperfillese dhe mesatare, tani u bera pernjeheresh e para e klases: lexoja me qindra libra deri naten vone, sepse e dija se ti i doje librat; per habine e sime meme, papritur, me nje kembengulje pothuajse fanatike, fillova te ushtrohem ne piano, sepse pandehja se ti e pelqeje muziken. I pastroja i qepja rrobat e mia, vetem qe te dukesha terheqese dhe e paster ne syte e tu: tmerri im- se ne perparesen e vjeter shkollore, ( ajo ishte bere nga nje fustan i vjeter i nenes) ne anen e majte, ndodhej nje arne katerkendeshe! Kisha frike se mos ti e pikasje dhe me perbuzje, prandaj gjithmone, kur ngjitja shkallet, shtrengoja mbi çanten e shkolles, duke u dridhur nga frika se mos e shihje ti. Por ç´marrezi ishte kjo: ti kurre, pothuajse kurre s´me ke veshtruar…
E megjithate, pothuajse gjithe diten une s´beja gje tjeter, veçse te prisja e te pergjoja ty.

Dera jone kishte nje vrime me nje rreth bronzi, nepermjet se ciles mund te shihej dera jote perkarshi. Kjo vrime – jo, mos qesh i dashur, as sot nuk me vjen turp nga ato ore – ishte syri im qe veshtronte boten e jashtme: atje, ne korridorin e akullt, e tulatur nga frika e dyshimit te nenes, gjate atyre muajve e viteve, qendroja me liber ne dore pasdreke te tera ne pergjim, e ngrehur si nje tel qe tingellonte, kur e prekte prania jote. Isha gjithmone prane teje, gjithemone e tendosur dhe ne levizje, por ti mund te me ndjeje po as sa ç´e ndjen edhe tendosjen e zemrekut te sahatit qe mban ne xhep, i cili ne erresire t´i numeron a t´i mat oret, te percjell rruges me trokitje te padegjuara zemre, kurse ti i hedh vetem nje shikim te shpejte, nje here ne gjithe ato miliona tik-take sekondash…

Une dija çdo gje tenden , ta njihja çdo zakon, çdo kravate, çdo kostum tendin : shpejte nisa t´i njoh e t´i dalloj edhe miqte e tu, duke i ndare ne te tille qe me pelqenin dhe ne te tille qe s´i shihja dot me sy: qe nga mosha trembedhjete veç e gjer ne gjashtembedhjete vjeç kam jetuar çdo dite me parafytyrimin tend . Ah, ç´marrezira nuk kam bere! E puthja dorezen e deres, te cilen e kish prekur dora jote, nje here mora fshehurazi nje bisht cigareje qe ti e kishe hedhur perpara se te hyje ne dhome, dhe ky ishte i shenjte per mua, sepse e kishin prekur buzet e tua!
Qindra here naten, duke gjetur ndonje shkak , sulesha ne rruge per te pare, se ne cilen dhome tende ishte ndezur drita, keshtu qe mund te ndjeja me me siguri pranine tende te padukshme. Dhe ato jave, kur ti ndodheshe ne udhetim- gjithmone me ndalonte zemra nga frika – ato jave jeta ime ish e vdekur e pa kuptim. Buzevarur, e pezmatuar dhe gjithe inat bridhja poshte e perpjete dhe gjithmone duhej te kisha mendjen qe nena te mos ma lexonte deshperimin ne syte e mi te skuqur nga lotet…