SHARE

Sa depërtuese janë ditët e fundit të verës ,sa transparente në përjetësi!!! Nje qartesi deri në detaje nën diellin përvëlues në kaltërsi ,veç shpirtrat e pastër i përjetojnë. Sec ka ca ndjesi hyjnore turbulluese ,pa përjashtim të pafundësisë .. Ç’mrekulli të fluturojë vështrimi në blunë qiellore, të zhytet më mbas në blunë e detit ! Pëshpëritje dallgësh ,përkëdhelje flladi në heshtje të vetmis.

Kënaqësi e veçantë një lëkundje drithëruese flatrash në horizont. Në imtësi kjo bukuri natyre ,imiton luan me vetmin time të pashërueshme. Tingujt monotonë të përplasjes në breg të dallgës,depërtojnë nëpërmjet meje, apo unë depërtoj midis tyre!? Sepse në madhështinë e mendimit“ego” rritet në dimensione pa limit. Detektorët piktoresk luajnë në nuancat e ëndërrimit ,nën melodinë erë dhe dallgë . Unë mendoj këto meditime behin në mëndjen time. Por, nuk e di i zbehin apo ju japin ngjyrë atyre…. Duket se energjia tyre i përforcon ato , duke krijuar një përmbledhje dëshirash pozitive.

Qënia ime tejet e revoltuar qetësohet nga kjo mrekulli. Ah !! Kjo bukuri duhet shijuar deri në vajtje .. Sepse ne jetojmë pak ,shumë pak ,vuajmë përjetësisht, apo jetojmë përjetësisht ? Kemi rivalë shpirtin apo mendjen tonë .? Kjo është një mister ,një pyetje që nuk i përgjigjem dot,edhe pse e mundoj veten. Por triumfi mē qetëson,mos e mundo veten thotë :mos tundo sedrën ,sepse fitimtari mbas disa humbje dylyftimesh ,betejash,mos dorëzimi fiton… Kjo është bukuria, mundimi…