SHARE

Jam betuar shpesh, i bindur,
Shishes më mos t’i besoj.
Por sot ndihem i rilindur,
Pijetoren kur shikoj.

S’di se ç’t’i lëvdoj më tepër,
Verë purpur, qelq kristal.
Tapën heq e s’mbetet tjetër,
Shishja bosh, unë s’di si dal.

Jam betuar shpesh, i bindur,
Shishes më mos t’i besoj.
Por sot ndihem i rilindur,
Kam guximin të të shikoj.

Bëma, siç ja patën bërë,
Më të fortit burrë, pra:
Pritmi flokët me gërshërë,
Moj e dashura Delila!