SHARE

“Martesa mund të presë, arsimimi jo”.

“Nga gjithë vështirësitë që një person duhet të përballojë, askush nuk është më munduese se akti i thjeshtë i të priturit”.

“Një shoqëri nuk ka asnjë mundësi suksesi, nëse femrat e saj nuk janë të edukuara”.

“Prapa çdo trishtimi dhe pikëllimi që Ai na vë përballë, Zoti e ka një arsye”.

“Mësoje këtë gjë tani dhe mësoje mirë. Si një busull që tregon përherë veriun, gishti akuzues i një mashkulli do të drejtohet gjithmonë drejt një femre. Gjithmonë”.

“Disa gjëra mund të t’i mësoj unë. Disa gjëra i mëson nga librat, por ka disa gjëra të tjera që  duhet t’i shohësh dhe t’i ndjesh për t’i kuptuar”.

“Dashuria mund t’i bëjë njerëzit të veprojnë në mënyra të paimagjinueshme dhe t’i nxisë ata të kalojnë pengesa të frikshme me një heroizëm befasues”.

“Tregoja sekretin tënd erës, por mos e fajëso atë nëse ia tregon pemëve”.

“Nuk duhet ta ndalosh veten për të qenë ai/ajo që je”.

“ Dashuria ishte gabimi më i dëmshëm dhe bashkëfajtorja e saj, shpresa, një iluzion i pabesë”.

“Pendesa… kur vjen puna tek ty, kam një oqean të tërë me pendesë”.

“Njerëzit nuk duhet të lejohen të kenë fëmijë të rinj, nëse ia kanë falur gjithë dashurinë e tyre fëmijëve të vjetër. Kjo gjë nuk ishte e drejtë”.

“Ti nuk do të qash, apo jo?
– Nuk do të qaj. Jo për ty. As për 100 vite”.