SHARE

Ne zemren time kam diçka te fshehte,
Ate ne bote nuk ma di njeri.
Kur jemi tok lulezon si lulja vete,
Por hesht serish ne terr, kur iken ti.

Nje fill i arte i shpirtit m’i jep drite,
Po rrezet nuk i shihen dot me sy.
Ate mbi dhe s’ka force ta venite,
Se erresira nuk arrin aty.

Oh, dhe ne vdeksha, sillme neper mendje,
Kujtoje miken qe te desh me zjarr.
Se ta duroj, e mjera, s’jam ne gjendje,
Harrimin tend, i dashur, as ne varr!

Nje amanet plotesoma, po te mundesh,
Se nuk do te te lutem perseri.
Nje pikez lot, te parin e te fundit,
Per dashurine time derdhe ti!

Lord Byron