SHARE

Mos më shih kështu me qortim,
Nuk e fsheh jo, përbuzjen për ty.
Por edhe s’ngopem me tëndin vështrim,
Me dredhinë që fsheh n’ata sy.

Ti më dukesh e çiltër, e drojtur,
Dhe me gëzim më mbush kur të shoh.
Porsi dhelpra kur shtirret e ngordhur,
Dhe gallofët i kap ashtu osh.

E po, kapmë, nuk trembem aspak.
Zjarri yt veç mos shuhet, platitet.
S’je e para dhe nuk janë pak,
Që mbi akullin tim përpëliten.

Nuk të dua, e dashur, ty, jo,
Je jehonë dhe hije e largët.
Përmbi sytë e tu po shikoj,
Sy të tjerë, dy sy të kaltër.

Le të mos jetë ajo kaq e urtë,
Le të duket e ftohtë mermer.
Por me hapin e saj aq të nurtë,
Shpirtin tim si tufan ma rrëmben.

Një të tillë s’e fut dot në kurth,
S’do ta ndjekësh dhe prapa i shkon.
Kurse ti me gënjeshtrën shurup,
Zemrën time aspak s’e helmon.

Po të hapem i drojtur pa masë,
Të përbuz ty, kjo është e vërtetë.
Po mos kishte skëterrë e parajsë,
Do t’i shpikte njeriu patjetër.

Sergej Aleksandrovič Esenin