SHARE

Nëse jeni person shumë i ndjeshëm, me shumë gjasë ju mendoni se jeni të “dobët” psiqikisht ose madje edhe emocinalisht “jo stabil”. Fatkeqësisht, kjo është ajo që shoqëria e ka mbjellur.

Sidoqoftë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se kjo mund të jetë larg nga e vërteta. Në fakt, të qenurit i ndjeshëm tregon se ju jeni vërtetë të mëshirshëm, të dashur dhe të gjallë!

E di se çfarë është vërtetë e turpshme?

E turpshme është që njerëzit nuk ndihen rehat kur i shfaqin emocionet e tyre.

Jo vetëm që është e pashëndetshme, por kjo është e vështirëson shumë edhe progresin. Si mund të ecim para nëse nuk mund të jemi të ndershëm me njëri – tjetrin.

Prandaj pa e zgjatur më shumë, po ju japim një paragraf të bukur i cili na e kujton se sa të bukur dhe të nevojshëm janë njerëzit e ndjeshëm, për një botë e cila që duket se çdo ditë e më tepër po e humb autenticitetin e vetë:

“Njerëzit me ndjeshmëri të lartë shpesh janë përceptuar si “ngordhalaq” ose “produkt i dëmtuar.” Të ndjesh vazhdimisht nuk është simptomë dobësie, por është shenjë dalluese gjallërisë së vërtetë dhe dhembshurisë. Nuk është ndjeshmëria ajo që është e thyer, por është shoqëria ajo është bërë jo funksionale dhe emocionalisht e paekuilibruar.

Nuk është e turpshme t’i shprehësh emocionet e tua autentike. Kurr keni turp t’i leni lotët tuaj të shëndrisin në këtë botë.” – Anthon St. Maarten