SHARE

“Lumturia është një mister, trishtimi një histori”. – Leo Tolstoy

“Mëso ta vlerësosh veten, që do të thotë: lufto për lumturinë tënde”. – Ayn Rand

“Disa transmetojnë lumturi kudo ku shkojnë; të tjerë kurdo që shkojnë”. – Oscar Wilde

“Kush mund të thotë se çfarë është më e mira? Ja pse duhet të rrëmbesh çdo mundësi që të jepet për lumturinë, dhe të mos e vrasësh shumë mendjen për të tjerët. Nga eksperienca e jetës sime, mund të them se neve na ofrohen dy deri në tri raste lumturie në jetë dhe, nëse i lëmë të shkojnë, ne pendohemi për gjithë pjesën e mbetur të jetës sonë”. – Haruki Murakami

“Lumturia tek njerëzit e zgjuar është gjëja më e rrallë që njoh”. – Ernest Hemingway

“Njerëzit preferojnë të llogarisin vetëm problemet; ata nuk llogarisin lumturinë tyre”. – Fyodor Dostoevsky

“Lumturia është një dhuratë dhe e veçanta është se nuk duhet ta presësh, por të kapesh pas saj kur të ofrohet”. – Charles Dickens

“Asgjë më e hollë se një thikë nuk e ndan lumturinë nga trishtimi”. – Virginia Woolf

“Nëse do të përqëndrohesh gjithmonë tek e tashmja, do të jesh më i/e lumtur”. – Paulo Coelho

“Nëse të ka mbetur edhe vetëm një buzëqeshje, dhuroja njerëzve që do”. – Maya Angelou.

“Unë nuk jam krenar, por jam i lumtur; mendoj se lumturia verbon më shumë se krenaria”. – Alexandre Dumas

“Asnjë ilaç nuk e shëron dot atë që nuk e shëron dot lumturia”. – Gabriel Garcia Marquez

“Mos prit që njerëzit e tjerë të të bëjnë të lumtur. Çdo lumturi që kërkon, duhet ta arrish vetë”.  – Alice Walker