SHARE

“Të gjitha gjërat paketohen kur përdoren, vetëm dija sa më shumë përdoret, aq më shumë shtohet”.

“Kërkoje arin me masë, ndërsa dijen pamasë”.

“Kur gënjeshtari e gjeti gënjeshtrën e tij në Pazar, e besoi atë”.

“Syri i dashurisë është i verbër”.

“Tri gjëra nuk duhen lavdëruar: një plak i paditur, një varfanjak dorëlëshuar dhe një pasanik gënjeshtar”.

“Nëse sulltani urdhëron që t’i merren popullit dhjetë vezë, ushtarët i marrin atij njëqind pula”.

“Një qytet i tërë në robëri është tepër i vogël për një njeri të lirë”.

“Burri krahasohet me zemrën e vet, kali me muskujt e tij dhe shpata me tehun e saj”.

“Gratë mund ta fshehin dashurinë e vet dyzetë vjet, por urrejtjen as dhe një orë të vetme”.

“Djalit që nuk qan, nuk i jep nëna gji”.

“Mos u impononi fëmijëve tuaj edukatën tuaj, sepse ata janë krijuar për një kohë tjetër nga koha juaj”.

“Më e mira bisedë është e shkurtër, e lartësuar, me përmbajtje të pastër dhe që s’është e mërzitshme”.