SHARE

“Nuk ka asgjë më të mirë se sa një ëndërr, për të krijuar të ardhmen”. – Viktor Hygo

“Uroj që zgjedhjet tuaja të jenë pasqyrë e zgjedhjeve dhe jo të frikërave që keni”. – Nelson Mandela

“Mbahuni fort pas ëndrrave. Sepse pa ëndrra, jeta është si një zog me krahë të thyer. Nuk mundet të fluturojë”. – Langston Hughes

“Mund të thuash se jam ëndërrimtar. Por nuk jam i vetmi. Shpresoj që një ditë do të na bashkohesh. Dhe e gjithë bota do të jetojë si një e vetme”. – John Lennon

“Mënyra më e mirë për t’i bërë ëndrrat e tua të bëhen realitet, është t’i jetosh ato”. – Roy T. Benett

“Imagjinata është arma më e mirë në luftën kundër realitetit”. – Lewis Carroll

“Vetëm në errësirë do të jesh në gjendje të shohësh yjet”. – Martin Luther King Jr.

“Shpresa është një ëndërr me sy hapur”. – Aristoteli

“I mbyllur në një dhomë, imagjinata ime bëhet Universi dhe e gjithë pjesa tjetër e botës zhduket”. – Criss Jami

“Ne ëndërrojmë për t’i dhënë vetes shpresë. Të pushosh së ëndërruari, është njësoj si të thuash se nuk do të jesh kurrë në gjendje ta ndryshosh fatin tënd”. – Amy Tan