SHARE

Te dua per te gjitha grate qe nuk i njoha,
te dua per te gjitha koherat qe s’i jetova,
Per kundermimet e detit te gjere
dhe per kundermimin e bukes se ngrohte.
Per boren qe shkrin
per lulet e para,
per kafshet e delira qe njeriu nuk in tremb.
Te dua per dashurine,
Te dua per te gjitha grate qe nuk i dashuroj

Kush me pasqyron veç teje
vetveten e shoh fare pak,
Pa ty
shoh veç nje hapesire te shkrete
midis dikur dhe sot.
qene gjithe ata te vdekur qe i kaperceva duke ecur mbi kashte,
Nuk mund ta shpoja murin e pasqyres sime
M’u desh ta mesoja fjale perfjale jeten
Ashtu siç harron njeriu.

Te dua per urtesin
Te dua per kunder gjithçkaje qe eshte iluzion,
Per kete zemer te pavdekshme qe nuk venitet.

Ti pandeh se je dyshimi
dhe je vetem arsyeja,
Ti je dielli i madh qe me ngjitet ne koke
Kur jam i sigurt ne vete.

Pol Elyar