SHARE

“Qëllimi i jetës është të jemi të lumtur. Nuk e dimë se çfarë do të na sjellë e ardhmja, por zemrat tona kanë nevojë për shpresë. Kjo na bën të ecim përpara edhe në momentet më të vështira.”

“Konfliktet ndodhin kur ne fiksohemi me diferencat që ekzistojnë mes nesh: kombësia, feja, edukimi, pasuria. Është shumë më e rëndësishme të kujtojmë se jemi të gjithë njerëz dhe kjo na bën të gjithëve të barabartë.”

“Miqësia nuk bazohet tek fama, paratë apo forca fizike. Bazohet tek besimi dhe tek dashuria.”

“Çdokush nga ne duhet të punojë jo për të mirën e vet, apo të familjes, por për të mirën e njerëzimit. Përgjegjësia e përbashkët është një koncept që garanton mbijetesën e gjithë racës njerëzore.”

“Ndryshimet personale dhe botërore nuk vijnë me shpejtësi. Por nëse nuk përpiqemi të provojmë, asgjë nuk do të ndryshojë. Nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë e të mbetemi tek gjërat ekzistuese.”

“Avancimi teknologjik na ka sjellë komoditet në jetët tona, por nuk na ka dhënë paqen e mendjes. Kjo mund të arrihet vetëm përmes lumturisë.”

“Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, ji i hapur dhe i mëshirshëm. Kjo është baza e një shoqërie të vërtetë. Do të ndihesh më i besuar dhe më i dashur nga personat e tjerë.”

“Asnjë ndryshim nuk do të vijë nga ndryshimet qeveritare. Ndryshimet e vërteta vijnë kur njerëzit nisin të përdorin potencialin dhe vendimet e tyre mbi vlerat që kanë më shumë rëndësi.”

“Dhuna është një formë e kaluar tashmë për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Nuk duhet t’i përkasë më epokës sonë.”

“Është e kotë të mendojmë se e mira e njerëzimit do të vijë vetëm përmes lutjeve. Kemi nevojë për veprime reale dhe për mëshirim.”

“Nëse një qenie njerëzore ka vrarë një kafshë, është krim. Por nëse një qenie njerëzore ka vrarë një qenie tjetër njerëzore, është e tmerrshme. Duhet të përpiqemi të mendojmë për motrat dhe vëllezërit tanë që na mbështesin, kur kemi nevojë.”

“Dua që të rriturit të jenë si fëmijët : të hapur dhe t’i pranojnë të tjerët ashtu si janë. Nuk është asnjëherë e nevojshme të mbyllesh në vete.”

“Mëshira e zbeh frikën, forcon besimin dhe nxjerr në pah forcën tonë të brendshme. Kur nisim t’i besojmë personave të tjerë dhe hapemi me ta, nuk ndihemi më të vetmuar dhe realizojmë qëllimin e jetës.”

“Unë jam një komedian profesionist. Jam hasur me një numër të madh vështirësish në jetën time dhe vendi im është duke kaluar një moment të vështirë këto kohë. Por gjithsesi, unë qesh shpesh dhe e qeshura ime është ngjitëse. Kur njerëzit më pyesin se ku e gjej forcën të qesh në një situatë kaq serioze, unë them thjesht “Jam një komedian profesionist”.

“Besimi im është shumë i thjeshtë. Besimi im është mirësjellja.”

Dalai Lama