SHARE

Është në natyrën tonë njerëzore, të pyesim se si ta jetojmë më mirë jetën tonë. Pa dyshim, ju mund të keni mbetur pa gjumë ndonjë natë, duke medituar në ndonjë rast mbi këtë koncept, ndoshta hedhur sytë mbi tavan, dhe menduar mbi vetë natyrën e ekzistencës suaj, dhe cila është mënyra e duhur për të jetuar.

Si e dimë ne, se çfarë përbën një jetë të mirë apo të keqe? Si duhet të jetojmë? Ne do të eksplorojmë mendimet e dy filozofëve, që i dhanë dy përgjigje shumë të ndryshme asaj pyetje. Se kur të thuhet dhe bëhet gjithçka, kjo është në dorën tuaj.

Epikuri: Gëzojini gjërat e vogla

Epikuri, ishte një filozof që nisi të tregonte “muskujt” e tij intelektualë, vetëm disa dekada pas vdekjes së Aristotelit. I lindur në ishullin e Samosit, Epikuri do ta kalonte jetën duke udhëtuar në pjesën më të madhe të Greqisë para se të përfundonte në Athinë, qëndrën filozofike të botës.

Epikuri, akuzohet gabimisht se ishte një hedonist.

Hedonizmi, siç mund ta dini, është një lloj filozofie etike që na tregon se çdo veprim që na fal kënaqësi, është i mirë. Një person reptësisht hedonist, do të jetonte jetën e tij ose të saj në kërkim të gjërave të tjera të pëlqyeshme, pa marrë parasysh arritjen e ndonjë qëllimi më të lartë për jetën e vet.

Kjo mund të duket dicka e mirë, ndoshta rehatimi në një shtrat, dhe ngrënia rrush nga një tas prej argjendi, do të ishte një mënyrë argëtuese për të kaluar fundjavën. Megjithatë, hedonistët e rreptë, zbulojnë shpesh se mënyra e tyre e jetesës, është e paarritshme dhe jorealiste. Dhe ju gjithmonë rrezikoni që të mbeteni pa rush.

Epikurianizmi, filozofia e zhvilluar nga Epikuri, është në fakt është krejt e kundërta. Ajo na tregon se ne nuk duhet të kërkojmë vazhdimisht kënaqësinë sensuale, por mënyrat për të shmangur gjërat e padëshirueshme, si dhimbja dhe frika. Epikuri, besonte se duke kufizuar ankthin në jetën tonë, ne mund të vlerësojmë më mirë kënaqësitë më të vogla, si miqësia dhe familja.

Duke shmangur dhimbjen dhe përpjekjet për qetësi, ne mund të realizohemi në jetën tonë. Epikuri besonte se pengesa kryesore për mënyrën tonë të shijimit të jetës, ishte frika nga vdekja. Njerëzit në Greqinë e lashtë, jetonin me një frikë të vazhdueshme nga vdekja. Ata besonin, se nëse jetonin pa nderuar perënditë e tyre, do të hidheshin poshtë në gropat e Hadit, dhe do të torturoheshin në përjetësi. Tingëllon diçka shumë e tmerrshme, apo jo?

Epikuri mbështeti pikëpamjen se i gjithë universi përbëhet vetëm nga atome dhe hapësira boshe, diçka e ngjashme me të menduarit shkencor aktual. Ai arriti në përfundimin se shpirti njerëzor duhet të jetë i përbërë nga atomet, dhe do të shpërbëhet logjikisht në kohën e vdekjes, së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj.

Mos harroni, Epikuri besonte se diçka ishte e keqe, nëse ajo sillte dhimbje ose ankth. Ai arriti në përfundimin se në kohën e vdekjes sonë, ne jemi të paaftë të ndiejmë ndonjë formë dhimbjeje, fizike apo mendore. Vdekja nuk është një gjë e dhimbshme, e frikshme, thjesht është fundi i ndjenjave tona të vdekshme.

Prandaj ne nuk duhet të kemi frikë nga vdekja. Më e rëndësishmja, nuk duhet të lejojmë që ajo të na tërheqë vëmëndjen tonë, nga përpjekja për gjetjen e lumturisë në këtë jetë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i parë gjërat. Mos u shqetësoni për vdekjen, pasi ajo nuk do t’iu shkaktojë dhimbje apo frikë. Vetëm gjeni lumturinë tuaj, dhe gëzoni jetën tuaj me miqtë dhe familjen.

Përkundër kësaj ndjenje të këndshme, Epikuri ishte mjaft antipatik gjatë kohës së tij. Mësimet e tij, bënë shumë njerëz të besonin se ai ishte një ateist. Ai ishte pak a shumë i shpërfillur nga shumica e athinasve, për shkak të besimeve të tij jo tradicionale.

Sidoqoftë, ai mbajti pranë vetes një grup të afërt ndjekësish të devotshëm, që e praktikuan këtë filozofi, dhe e nderuan duke e ruajtur veprën e tij për brezat e ardhshëm. Epikuri tha, “Unë nuk kam dashur kurrë të kujdesem për turmën; për aq sa unë di ajo nuk e miraton, dhe atë që ata e miratojnë, unë nuk e di”.

Zenoni nga Citium: Virtyti i Stoicizmit

Ashtu si Epikuri, Zenoni nga Citiumi, ishte gjithashtu një filozof etik. Ngjashëm me Epikurin, ai përfundimisht do të gjendej në Athinë, duke studiuar së bashku me cinikët si Diogjeni i Sinopit. Zenoni do të njihej si babai i Stoicizmit, një filozofi që do të gjente shumë terren në Greqinë e halenistike, dhe në Perandorinë Romake.

Epikuri besonte se lumturia, nëpërmjet kënaqësive delikate, ishte thelbi i jetës. Zenoni mbërrinte në një përfundim tjetër. Ai dhe stoikët e tjerë, besonin se universi ishte hartuar nga një ligjvënës suprem, në mënyrë racionale dhe me ekuilibër. Prandaj, universi rreth nesh ishte përtej kontrollit tonë.

E vetmja gjë që ne ishim të aftë të kontrollonim, janë mendimet dhe dëshirat tona. Këtu qëndron edhe thelbi i filozofisë së Stoicizmit. Nuk është në fuqinë tonë të kontrollojmë universin, apo edhe të kontrollojmë se çfarë ndodh me ne. Përkundrazi, ne duhet të përqendrohemi në mënyrën se si reagojmë ndaj universit. Trishtimi apo dhimbja jonë, është dizajni ynë. Dhe kjo zakonisht vjen nga zotërimi i dëshirave joreale, që në mënyrë të pashmangshme na lënë të zhgënjyer.

Stoikët do t’ju mësonin të mos ndiqnit çdo dëshirë, por më tepër t’i eliminonit ato dëshira. Këtë ata e konsideronin si formën më të lartë të logjikës. Stoikët besonin se ishte më racionale të mohoheshin dëshirat dhe kënaqësitë joreale, në këmbim të një ekzistence më të qetë, e cila shkon në harmoni me natyrën.

Ju mund të pini sonte në ndonjë bar. Por kjo do të jetë kënaqësi afatshkurtër. Megjithatë, nëse vazhdoni me këtë lloj sjellje, në një periudhë afat të gjatë do të ishit më pak i shëndetshëm, më i varfër ekonomikisht, dhe padyshim i alkoolizuar. Stoikët besonin se kjo ishte forma më e lartë e mençurisë:mohimi i vetes ndaj këtyre kënaqësive sipërfaqësore, ishte një formë virtyti.

Dhe për ta, ndjekja e virtytit ishte mënyra më e mirë për të jetuar jetën tonë. Një ndjekës shumë i rëndësishëm i stoicizmit ishte perandori romak Mark Aureli, i cili do të shkruante gjerësisht rreth filozofisë në esenë e tij “Meditimet”.

Është dicka e jashtëzakonshme, që Mark Aureli do të gjente kënaqësi duke ndjekur mësimet modeste të stoicizmit. Në fund të fundit, ai ishte një njeri që mund të kishte përmbushur çdo lloj dëshire të tijën tokësore. E megjithatë ai dha dorëheqjen, për një jetë me virtyt dhe stabilitet etik. Stoicizmi shpesh krahasohet me budizmin, dhe ndoshta me të drejtë.

Të dy filozofitë, na tregojnë që të bëhemi një me natyrën, ta pranojmë universin dhe të jetojmë në mënyrë paqësore brenda saj. Ngjashmëritë i japin besueshmëri tezës, së etika është një koncept universal. Gjithkush, është duke kërkuar një mënyrë për të jetuar me kënaqësi. / ancient origins – Në shqip nga bota.al